Shpenzimet e “kripura” të ambasadave shqiptare, ja sa milion dollarë u paguan vetëm në 6 muaj

Publikuar tek: ekonomi, më 09:44 28-09-2017 Shpenzimet e “kripura” të ambasadave shqiptare, ja sa milion dollarë u paguan vetëm në 6 muaj

Qeveria ka bërë publik bilancin e saj të pagesave jotregtare ku rezulton se për periudhën janar-qershor kemi një rritje të shpenzimeve.

Vetëm shpenzimet e ambasadave kanë shënuar për 6-mujorin e parë 2017 një rritje me 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti, duke arritur në 5.5 milionë dollarë.

Në këtë fond nuk përfshihet pjesa e fondit të pagave që buxheti i shtetit paguan për trupën diplomatike në vendet ku ka prezencë. Këto të fundit janë një zë më vetë dhe duket se edhe ato si shpenzimet e tjera për vitin 2017 rezultojnë të jenë rritur. Sipas të dhënave për pagat e zyrtarëve në ambasadat shqiptare kanë shkuar 2.1 milionë dollarë në 6 muaj me një rritje prej 10.5% në raport me vitin paraardhës kur i njëjti zë ishte 1.9 milionë dollarë.

Por ndërsa kemi një rritje të shpenzimeve për ambasadat duket se kemi një rënie të totalit që paguhet për udhëtime. Në janar-qershor 2017 qeveria ka deklaruar në bilancin e saj të pagesave vetëm 1 milionë dollarë, me një rënie prej 27% me bazë vjetore.

Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë

Shqipëria rezulton të ketë të paktën 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në shtatë kontinentet. Në këtë numër nuk përfshihet vetëm pjesa e ambasadave pranë shteteve por edhe pranë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtarë siç është UNESCO, OKB, OSCE, NATO, KE, BE, shkruan monitor.

Por cilat janë shtetet ku Shqipëria ka ambasada: Arabia Saudite, Austri, Brazil, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Francë, Greqi(Janinë, Selanik) Gjermani (Mynih, Berlin), Holandë, Hungari, Kanada, Kinë, Kosovë, Kroaci, Itali(Romë, Milano, Bari), Izrael, Maqedoni, Japoni, Mali i Zi, Britani, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, SHBA, Turqi (Ankara, Stamboll), Zvicër, Gjenevë, Kuvajt, Vatikan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Sllovaki.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024298906326294
array(1) { ["section"]=> string(96) "shpenzimet-e-kripura-te-ambasadave-shqiptare-ja-sa-milion-dollare-u-paguan-vetem-ne-6-muaj-93960" }