Shpërblimi i fundvitit, ja sa lekë do japë qeveria dhe cilat kategori do përfitojnë

Publikuar tek: politike, më 09:12 23-12-2015 Shpërblimi i fundvitit, ja sa lekë do japë qeveria dhe cilat kategori do përfitojnë

Qeveria prej kohësh ka nisur llogaritjet për paratë që do t’u japë familjeve shqiptare për festat e fundvitit.

Kategoritë që do të përfitojnë janë: familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët, ish-të përndjekurit, veteranët, ish-punonjës të nëntokës ose ndërmarrjeve të industrisë ushtarake.

Në fuqi do të mbetet skema e vitit të kaluar, raporton ‘’Panorama’’. Masa e shpërblimit mendohet të jetë 3 mijë lekë të reja për pensionistët kryefamiljarë dhe 2 mijë lekë të reja për bashkëshortet.

Edhe në rastet kur pensionisti jeton vetëm, shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë që për pensionistët e tjerë, masa e shpërblimit mendohet se do të jetë 2 mijë lekë. Sot qeveria pritet të marrë vendimin zyrtar për nisjen e ndarjes së parave.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028693914413452
array(1) { ["section"]=> string(88) "shperblimi-i-fundvitit-ja-sa-leke-do-jape-qeveria-dhe-cilat-kategori-do-perfitojne-28380" }