Shpërndanin drogë, 'Palestra' arreston 4 trafikantë në Elbasan, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 12-06-2019 Shpërndanin drogë, 'Palestra' arreston 4 trafikantë në Elbasan, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime bëjnë të ditur se personat ishin pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së narkotikëve.

Të arrestuarit janë: R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera"njofton policia.

Sakaq, gjatë operacionit i koduar 'Palestra' janë sekuestruar edhe 11 kg Cannabis Sativa.

Njoftimi i plotë:

Operacioni policor i koduar "Palestra" ka çuar në pranga katër persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

U arrestuan në flagrancë shtetasit R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin e  Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën  penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në  bashkëpunim.

3ce8e4a9-90e5-4ed5-8c58-14307690b1e3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043256044387817
array(1) { ["section"]=> string(96) "shperndanin-droge-palestra-arreston-4-trafikante-ne-elbasan-shpallen-ne-kerkim-3-te-tjere-167903" }