Shpërthejnë qytetarët: Ish-ministri në burg për korrupsion, deputeti që hetohet për plagosje lirohet. A u bë greku ‘’kokë turku’’?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 20-02-2016 Shpërthejnë qytetarët: Ish-ministri në burg për korrupsion, deputeti që hetohet për plagosje lirohet. A u bë greku ‘’kokë turku’’? Spiro Ksera majtas, në gjykatë. Djathtas deputeti i liruar Armando Prenga

Shpërthejnë qytetarët shqiptarë në rrjetet sociale, lidhur me dy zhvillime të rëndësishme të javës.Bëhet fjalë për 2 vendime gjykate: njëri për ish-ministrin e Punëve Sociale Spiro Kserën dhe tjetri për deputetin Armando Prenga.

Ksera po akuzohet lidhur me disa abuzime me fondet kur drejtonte ministrinë, ndërsa Prenga është në hetim për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të anëtarëve të fisit Cali në Laç. Gjykata për të dy ka folur, lidhur me masat e sigurisë: ka lënë në burg Kserën dhe ka liruar përfundimisht edhe nga arresti shtëpiak Prengën.

Pikërisht kjo gjë ka revoltuar komentuesit .Pse sipas tyre ai që hetohet për plagosje lirohet dhe kush akuzohet për korrupsion mbahet në burg. Në komente është përdorur edhe fjalia pyetëse: ''A u bë greku ''kokë turku?'', duke iu referuar Kserës si minoritar dhe ''kokës së turkut'' një frazë që përdoret për shenjëstrime e dënime njerëzish për të dhënë shembuj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028727054595947
array(1) { ["section"]=> string(128) "shperthejne-qytetaret-ish-ministri-ne-burg-per-korrupsion-deputeti-qe-hetohet-per-plagosje-lirohet-a-u-be-greku-koke-turku-33076" }