Shpërthen Ahmetaj në Kuvend: “Për kokë të dy gocave të mia jap dorëheqjen në moment!”

Publikuar tek: politike, më 13:55 18-02-2016 Shpërthen Ahmetaj në Kuvend: “Për kokë të dy gocave të mia jap dorëheqjen në moment!”

Shpërthen Arben Ahmetaj në Kuvend. Në kohën kur Kryeministri Rama e ka emëruar ministrin e ri të Financave, Ahmetaj e ka bërë mëse të qartë se në rast se i gjendet vetëm një firmë e vetmë e tij e hedhur në mënyrë të paligjshme do japë dorëheqjen.

Madje, këtë premtim ai e ka bërë në mënyrën më tradicionale shqiptare, duke përdorur dy vajzat e tij. “Për kokë të dy gocave të mia jap dorëheqjen”, u betua Ahmetaj.

Fjala e Ahmetaj në Kuvend drejtuar Berishës:

“Akuzat tuaja personale janë qesharake.. Unë jam krenar që kam qenë student i grevës dhe e mbaj veten per të vendosur dhe jo trim. Kam që në moshën 26 vjeç që deklaroj të ardhurat e mia, dhe për mua detyra e ministrit të Financave është e shenjtë dhe unë e respektoj.

Çoi faktet që ke në Prokurori, kam negociuar me Rusmajlin që në moshën 26 vjec asnjeherë nuk kam menduar se buxheti i Shtetit është rruga  ku unë mund të fus duart . Nëse keni një firmë të vetme çoje ne prokurori. Për kokë të dy gocave jap dorëheqjen në moment!

Se unë minister jam, nuk është çudi që unë kalova nga Ekonomia te Financat.”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shumë i zënë, por gjen kohë të takojë deputetët kosovarë Xhavit Halitin dhe Ilir Dedën
Shkolla e Magjistraturës / Manjani: Perparësi për studentët me medalje ari dhe ata që kanë mbaruar jashtë vendit »
Article Logic
Execution time: 0.018955945968628
array(1) { ["section"]=> string(87) "shperthen-ahmetaj-ne-kuvend-per-koke-te-dy-gocave-te-mia-jap-doreheqjen-ne-moment-32917" }