Shpërthen aktori, i del në mbrojtje Julian Dedës pas titullit “Mjeshtër i Madh”: Ankesat... e dini vetë ku t'i fusni!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:35 15-06-2017 Shpërthen aktori, i del në mbrojtje Julian Dedës pas titullit “Mjeshtër i Madh”: Ankesat... e dini vetë ku t'i fusni!

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh” edhe aktorit të njohur të humorit Julian Deda, gjë që është shoqëruar edhe me kritika në rrjetet sociale.

Por zërave kritikë u përgjigjet pikërisht kolegu i Jul Dedës, Albano Bogo, i cili me një fjalor të “pakursyer” ka marrë në mbrojtje aktorin.

“Per te gjithe ju qe keni ankesa mbi cmimin 'Mjeshter i madh" qe mori Julian Deda. Ju lutem, ankesat shkruajini ne nje cope leter, letren mbeshtilleni ne forme tubi, pastaj e dini vete ku ta fusni. Me falni per humorin banal, por kaq dime te bejme ne. Nuk konkurrojme dot me nivelin elitar te Ezelit dhe Ertugrulit, qe i shifni nga mengjesi deri ne darke mor ju ........”, shkruan Albano i cili ka marrë edhe një koment nga vetë Deda.

“Ah sa bukur more koleg”, i shkruan aktori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020446062088013
array(1) { ["section"]=> string(115) "shperthen-aktori-i-del-ne-mbrojtje-julian-dedes-pas-titullit-mjeshter-i-madh-ankesat-e-dini-vete-ku-t-i-fusni-82610" }