Shpërthen analisti Alfred Lela: Atyre që bezdisen nga protesta me dy gishta, t’u jepet gishti i mesit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:20 24-04-2017 Shpërthen analisti Alfred Lela: Atyre që bezdisen nga protesta me dy gishta, t’u jepet gishti i mesit

Provokues në këtë koment të tijin, analisti Alfred Lela lidhur me protestën e sotme të opozitës që u përshkallëzua me bllokimin e rrugëve kryesore në vend nga ora 11:00 deri në orën 12:00. “Atyre që i bezdis protesta e sotme me dy gishta, t’u jepet gishti i mesit”, kështu e titullon komentin e tij Alfred Lela në politiko.al.

“Ata që protestonin me goma të djegura dikur, bëhen qesharakë kur thonë sot se nuk mund të protestohet me gishta. Mund të vazhdojnë ta thonë. Protesta do bëhet, dhe të përshëndetur janë me gishtin e mesit, nëse dy gishtat e parë të liri-demokraci u duken kërcënues”, shkruan Lela.

KOMENTI I PLOTË I ALFRED LELËS:

Opozita e Bashkuar ‘del’ sot nga Çadra në Bulevardin e madh dhe derdhet rrugëve, në një përpjekje të re opozitare për t’u përballur me pushtetin, jo si kërcënim, por si rojtare e rreziqeve që kërcënojnë shtetin.

Në ditën e 66-të të protestës, Lëvizja e udhëhequr prej Lulzim Bashës ka dëshmuar një këmbëngulje paqësore, të pahasur ndonjëherë në rrugët, sheshet dhe aulat e politikbërjes shqiptare. Në ‘një koncert’ rezistence me bazë në Shesh, por pa shmangur kontaktet me të huajt dhe faktorët shoqërorë vendas, opozita e shpërnguli parlamentin e vet, mu në mes të zyrave të parlamentit zyrtar dhe zyrave të qeverisë.

Edi Rama i bëri qorra të dy sytë dhe  shurdhoi të dy veshët, edhe pse në zanatin e tij të preferuar, ‘butaforinë’ lëshonte sinjale të rrejshme afrimi, dialogu e konsensusi. Të cilin e prishte po vetë, si fëmija kështjellën e rërës, në plazhin e lagur nga batica e drojtur e mëngjesit.

Ilir Meta, partneri i tij në koalicion, ka qenë kritik nda qeverisë, megjithë paradoksin se gjendet vetë në të. Ai dhe të tijtë kanë folur për arrogancë qeveritare dhe kanë vazhduar t’i mbajnë këmbët karriges ku kjo arrogancë ushtrohet. Z. Meta është shndërruar kështu, ngadalë-ngadalë, ‘me qetësi dhe dashuri’ nga kingmaker në kingmarker. Ai e shenjon pushtetin e mbretit edhe pse thotë se mbreti është lakuriq.

Këto janë dy penelata të përgjithshme për dy bashkëkryetarët e koalicionit, ndërkohë që peizazhi sundues i Shqipërisë gjatë bashkëqeverisjes së tyre përzien ngjyrën e gjelbër të hashashëzimit të vendit dhe të errëtën e kriminalizimit të politikës në nivel lokal dhe qendror.

Bashkimi i këtyre të dyjave ka prodhuar një kërcënim për themelet e institucioneve, jo vetëm të atyre fizike, por edhe të atyre flu si zgjedhjet, vota, të drejtat dhe liritë e njerëzve, e me radhë.

Për ironi, pas dy javësh, në Kavajë mbahen zgjedhjet e parakohëshme për Bashkinë, kryetari socialist i së cilës, i zgjedhur me dorë të lirë nga vetë Rama, humbi përballë dallgës dekriminializuese të ngritur nga fronti opozitar. Rama, qeshte atëherë me konceptin dhe kërkesën për dekriminalizim; qesh edhe sot kur e merr si të padenjë kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet një qeverie teknike.

Se sa mund të vazhdojë nëpër këtë gazmend, vetëm ai e di, por kjo stinë që po vjen nuk do të jetë një shend e verë për të.

Protesta e opozitës së bashkuar, e cila del sot nga Çadra për të dhënë një shenjë të re, por duke vazhduar me të njëjtat kërkesa, nuk është një aberracion, por një e drejtë.

Ata që protestonin me goma të djegura dikur, bëhen qesharakë kur thonë sot se nuk mund të protestohet me gishta.

Mund të vazhdojnë ta thonë. Protesta do bëhet, dhe të përshëndetur janë me gishtin e mesit, nëse dy gishtat e parë të liri-demokraci u duken kërcënues.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas deklaratës për bashkim me Kosovën, Ramës ia "shkul" veshin keq BE
[VIDEO] Çfarë nuk u pa në TV? Me bashkëshorten në krah, Lulzim Basha kalon te selia e PS dhe… »
Article Logic
Execution time: 0.0047240257263184
array(1) { ["section"]=> string(105) "shperthen-analisti-alfred-lela-atyre-qe-bezdisen-nga-protesta-me-dy-gishta-t-u-jepet-gishti-i-mesit-76274" }