Shpërthen anëtari i jurisë në Eurovizion: Gent je super artist, vetëm një budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lëpirjeve të këtij aktiviteti

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:07 14-05-2018 Shpërthen anëtari i jurisë në Eurovizion: Gent je super artist, vetëm një budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lëpirjeve të këtij aktiviteti Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa arriti jo vetëm të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovizion por edhe të sigurojë një vend dinjitoz duke u renditur i 11-ti me "Mall".

Kjo ishte renditja mbledhur me pikët e publikut, ndërkohë që pikët e jurisë profesioniste e renditën në vendin e 7-të.

Sakaq, ka reaguar me tone të forta revolte kantautori shqiptar, njëherazi anëtari i jurisë së Shqipërisë që dha pikët në Eurovizion, Elton Deda.

Deda përgëzon Eugent Bushpepën por sulmon polikën e “lëpirjeve dhe servilizmave” siç e cilëson ai eventin e madh muzikor.

KOMENTI I PLOTË:

Genti, je super artist. Nderove veten dhe sakrificat e tua qe nuk ti ka falur askush por i ke fituar vete me rrylin e fytit. Nga Eurovizioni do kthehesh me nje eksperience me te madhe, dicka qe do te te sherbeje ne karriere. Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti medioker. Une personalisht e kam shijuar kengen ne Festival dhe e shijova plotesisht edhe ne skenen fantastike te Lisbones. Mbaje koken lart sepse ( te pakten per mua), ishe vokalisti me i mire i Eurovizionit dhe djali modest qe kushedi se ç’heq te bashkejetoje me madheshtine e rocknrollit brenda teje. Per mua eshte mision i kryer dhe me sukses. Dua shume ti pershendes edhe Kolin, Kleartin, Rezin dhe gjithe stafin e RTSH-se qe te ka ndenjur afer ne Lisbone dhe te kane dhene zemer. Ne veçanti, dua tu them urimet me te mira, Denisit, Gertit, Gretes, Erioles te cilet kompletonin me profesionalizem dhe qetesi, garancine absolute te performances se kenges. Vazhdo te na kenaqesh. Miku qe te do te miren ( jo si te Vani me letra poshte deres).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizion, ja çfarë thotë Eugent Bushpepa për Shqipërinë dhe Europën
Debati për vogëlushen në paradën e LGBTI, reagon Kristi Pinderi: Ja pse shumë prindër në gjithë botën i marrin me vete fëmijët »
Article Logic
Execution time: 0.081296920776367
array(1) { ["section"]=> string(163) "shperthen-anetari-i-jurise-ne-eurovizion-gent-je-super-artist-vetem-nje-budalla-emotivo-superhormonal-nuk-i-kupton-politikat-e-lepirjeve-te-ketij-aktiviteti-120678" }