Shpërthen Aurela Gaçe ndaj Sadikut, komentuesit që e akuzoi se kishte minuar muzikën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:34 22-02-2015 Shpërthen Aurela Gaçe ndaj Sadikut, komentuesit që e akuzoi se kishte minuar muzikën

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk ka nguruar t’i dedikojë një status të tërë një komentuesi, i cili, e ka fyer rëndë këngëtaren dhe muzikën e saj. Gaçe nëpërmjet një postimi të ndarë me ndjekësit e saj e ka ironizuar komentuesin e quajtur Sadik duke u marrë fillimisht, me emrin dhe origjinën e tij.

“ Si i përgjigjesh dikujt që të shkruan në italisht, me urrejte, dhe emrin e ka Sadik?! Ky Sadiku na tregonte se muzika jonë është shkatërruar, se për 30 vjet ne kemi minuar muzikën, e shuuumë fyerje direkte.

Tani ose ka ndonjë italian me këtë emer, ose ky njeriu që ka ca vite andej, ka harruar Shqipen.
Po mire o Sadik, ti muziken e fjalët si i more vesh, se ti je italan o të keqen”, shkruan këngëtarja.

Gaçe ka shkuar edhe më tej me postimin e saj duke mos iu frikur lirshmërisë të së shprehurit (karakteristikë kjo e këngëtares).

“Mire ne e bemë m.. muzikën, po ti ku e humbe gjuhën??? Në fillim qesha...pastaj u mendova ...thashë ndoshta ky njeriu ka nevojë për pak dashuri. Andej ku jeton ai, ka hyrë në Europë, edhe ka rënë ekonomia paksa...e andaj inatet e jetës së vet ia nxjerr të tjerëve.
Po i dergoj nje puthje mbase merr pak dashuri edhe qetësohet.
Ke fat o Sadik qe s' te kam përballë. Se do të të puthja në ballë. Edhe pastaj të paktën do të më shaje në gjuhën e nënës", përmbyll këngëtarja Aurela Gaçe postimin e saj duke dhënë kështu një mesazh për të gjithë “Sadikët”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022570848464966
array(1) { ["section"]=> string(88) "shperthen-aurela-gace-ndaj-sadikut-komentuesit-qe-e-akuzoi-se-kishte-minuar-muziken-4142" }