Shpërthen Berisha: Rama i ka kthyer rezidencat në personale, i përdor për orgjitë qeveritare

Publikuar tek: politike, më 20:22 29-07-2015 Shpërthen Berisha: Rama i ka kthyer rezidencat në personale, i përdor për orgjitë qeveritare

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bujar Nishani, në lidhje me shfrytëzimin e rezidencave qeveritare në jug të vendit.

Duke e konsideruar si një akt të paprecedent në këto 100 vitet e fundit, Berisha është shprehur se kryeministri Rama i ka kthyer këto rezidenca në personale dhe që i përdor për orgjitë qeveritare.

“Kështu, për herë të parë, me urdhër antiligjor të Ramës, drejtoresha e drejtorisë së rezidencave shtetërore, që në fakt i ka shndërruar ato në rezidencat personale të Ramës, Koçove e suitës së tij dhe orgjive të tyre, nuk lejon Presidentin e vendit, kreun e shtetit në njerën prej tyre. Ky akt është dëshmi e një urrejtje patologjike e Edvin Kristaq Rama, që kalon çdo limit, çdo normë dhe që provon se ai i konsideron rezidencat shtetërore si pronë të tij personale familjare. Kurse drejtoresha e orgjive qeveritare me shkresat që firmos, dëshmon se jo ligji por mercenarizmi dhe prostitucioni politk është morali i turpshem i saj, sepse ajo para se ti lejojë vetes akte të tilla të padenja për një zyrtar të një vendi të qytetëruar, sikur të kishte një kuant të moralit zyrtar e njerëzor do jepte dorëheqjen dhe këtë akt të ulët nuk do ta bëntë për llogari të Ramës ndaj kryetarit të shtetit”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës, pavarësisht se si ka qenë marrëdhëniet personale midis Presidentit dhe Kryeministrit përgjatë këtyre dy dekadave, diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Aksioni i Ramës kundër tregtarëve të duhanit, për të mbrojtur kontrabandistët
Flet Arben Ndoka pas akuzave: Histori aksidentale. Jam njeri i zakonshëm, me karrierë e biznes në vendin tim »
Article Logic
Execution time: 0.022912979125977
array(1) { ["section"]=> string(96) "shperthen-berisha-rama-i-ka-kthyer-rezidencat-ne-personale-i-perdor-per-orgjite-qeveritare-17264" }