Shpërthen biznesmeni nga Tirana: Sikur të na detyronin të blinim pak vazelinë për dhimbjen aty mbrapa, do ia dinim për nder

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:48 30-01-2018 Shpërthen biznesmeni nga Tirana: Sikur të na detyronin të blinim pak vazelinë për dhimbjen aty mbrapa, do ia dinim për nder

Biznesmeni i ri nga Tirana, Altin Bamllari, i njohur për qendrimet e tij kritike ndaj qeverisë, këtë herë nuk kursehet me sarkazmën e tij.

I lodhur me ç’duket nga sorollatjet e shumta e burrokracitë e shtetit, Bamllari nxjerr gjithë dufin përmes këtij reagimi ku shkruan:

“Çfarë tha shteti e s’e bëmë ne! Bli kasë fiskale! Direkt, ne. Bli sahat e ndërro sahat! Me vrap, ne. Vendos kamera, hiq kamera! Si urdhëron, ne. Siguro jetën tëndë, tonën, të punonjësve, të ndërtesës, të makinës, të motorit, të, të, të... Me të katra, ne. Bëj analizat e feçes dhe urinës! Urgjent, nga banja te doktori, ne. Paraqitu te tatimet, në doganë, në komisariat, në inspektoriat e ku t’i kenë robt’ ata, si veriu ne. 
Sikur të na detyronin me ligj të blinim edhe pak vazelinë, për të lehtësuar disi dhimbjen aty mbrapa, do t’ia dinim për nder këtij kodosh shteti”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030936002731323
array(1) { ["section"]=> string(128) "shperthen-biznesmeni-nga-tirana-sikur-te-na-detyronin-te-blinim-pak-vazeline-per-dhimbjen-aty-mbrapa-do-ia-dinim-per-nder-108469" }