Shpërthen Blushi kundër kërkesës së Erdoganit për mbylljen e shkollave ''gyleniste'': S'jemi koloni e Turqisë

Publikuar tek: politike, më 13:06 14-05-2015 Shpërthen Blushi kundër kërkesës së Erdoganit për mbylljen e shkollave ''gyleniste'': S'jemi koloni e Turqisë Ben Blsuhi

Shpërthen Ben Blushi kundër kërkesës së Erdoganit për të mbyllur shkollat turke të Gylenit në Shqipëri. Blushi e ka quajtur kërkesë të papranueshme atë të presidentit turk ditën e djeshme, në këmbim të dhuratës së ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Sipas Blushit, Erdogani nuk është as vëlla dhe as mik, nëse na bën të tilla kërkesa, duke kujtuar në Parlament se babai i shqiptarëve është Skënderbeu. Blushi tha se Shqipëria nuk duhet të bëhet palë e konfliktit politik të Turqisë.

“Është koha për të falenderuar presidentin turk dhe popullin turk për dhuratën që i bëri popullit mysliman. Në përgjithësi ne si popull t’i kishim ngritur me paratë tona kishat dhe xhamitë tona, Se nuk janë si urat por janë trashëgimi kulturore dhe shpirtërore.  Falenderojmë popullin turk për xhaminë e  Namazgjasë. M’u duk se në këmbim të kësaj dhurate, u kërkua një tjetër dhe dhuratat nuk shkëmbehen. Ai kërkoi mbylljen e një organizate që sipas tij vepron në Shqipëri dhe në Turqi. Unë nuk kam parë orgnizatë terroriste që nuk vret. As në Shqipëri, që ai e quan terroriste.

Na vë në pozitë të paparanueshme të një vasaliteti. Shqipëria njeh dhe ka detyrim të njohë vetëm atë listë të OKB-së, asnjë kërkesë e çdo presidenti, kryeministri që përfaqëson ai, nuk është e arsyeshme, as e pranueshme, prandaj duhet ta refuzojmë. Se ne nuk jemi koloni turke dhe në shkëmbim të një dhurate nuk mund të cënojmë liritë dhe krenarinë tonë kombëtare.

Bëhet fjalë për mbylljen e disa shkollave që janë hapur para 10-15 vjetësh dhe që ishin krenaria e turqeve. Kanë ndihmuar me dhjetra djem e vajza shqiptare të merrnin arsimin e duhur, kanë zbatuar parimet edhe të laicitetit. Unë e di që ka shkolla që duhen mbyllur që nuk e kanë zbatuar laicitetin.

Dikush që vjen dhe kërkon të mbyllë disa shkolla, kjo nuk mund të pranohet. Ne nuk jemi palë në konkliktin politik që ka Turqia. Unë nuk mbroj askënd, as atë që e tha as atë që e kundërshtoi. Ajo që mbroj është liria jonë për të vendosur. Për të mbyllur disa shkolla, si e tha? Si një vlla? Si një mik? Keni parë mik dhe vëlla që e thotë këtë. Nëse do kishim një baba, i takonte Skëndërbeut. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt. Kryeministri dhe presidenti e dinë pozitën ku janë, po nuk mund ta pranojmë. Ne nuk mund të jemi koloni e askujt.

Për të mos u bërë palë në konfliktin politik në Turqi, është e nevojshme ta refuzojmë.

Të jeni të bindur, siç do thoshte presidenti Erdogan,  se nuk do jemi ‘’pishman’’ për të mbrojtur lirinë dhe krenarinë tonë kombëtare”, tha Blushi në Parlament.

 

“Kërkesa” e Erdoganit në drejtim të Shqipërisë ishte për kundërshtarin e tij politik, Gylen.

"Ju jeni në dijeni që ne në Turqi po luftojmë kundër një strukture paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate në vendin tonë dhe kudo do ta vazhdojmë pa ndërprerje.  Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë e vet edhe në Shqipëri, në këtë vend mik dhe vëlla. Me vëllezërit e mi të vyer zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen se ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindjen e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë asnjëherë këtë organizatë dhe anëtarët e saj.", u shpreh Erdogan në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit të xhamisë së Namazgjasë.

Muhammed Fethullah Gulen është ish-imam dhe shkrimtar, i cili ka krijuar lëvizjen “Gulen” që në turqisht quhet “Hizmet” (shërbim). Ai njihet si financiues i disa shkollave private në Turqi, degë të cilat janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu: Po kthehemi në kopje të shëmtuar të Maqedonisë, marrëzia drejton Shqipërinë
Fatos Reka dekretohet nga Presidenti si ambasador i Shqipërisë në Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.046670913696289
array(1) { ["section"]=> string(110) "shperthen-blushi-kunder-kerkeses-se-erdoganit-per-mbylljen-e-shkollave-gyleniste-s-jemi-koloni-e-turqise-11149" }