Shpërthen Braçe: Humbëm dhe e merituam! Nuk ka lidhje as Dukën as me Qukën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 13-11-2016 Shpërthen Braçe: Humbëm dhe e merituam! Nuk ka lidhje as Dukën as me Qukën

“Humbëm dhe e merituam! Nuk ka asnjë lidhje me Dukën apo Qukën” kështu shkruan deputeti socialist Erion Braçe pas humbjes së thellë 0-3 kundër Izraelit një natë më parë në ‘Elbasan Arena’.

Sipas tij humbja nuk ka lidhje me askënd pasi ekipi u shpërbë në nivel amatorësh.

“Humbëm dhe e merituam! Penalltitë nuk janë alibi! Ishin penallti dhe ia bëjnë muuu! Ekipi u shpërbë deri në nivel amatorësh! Kjo është e vërteta dhe e vërteta të ndihmon të ngrihesh! Faji tek arbitri, do na shpërbëjë sërish! Kaq”, shkruan Braçe.

Ndërsa më poshtë vijon me komentet ku i revoltuar shkruan:

“Nuk ka asnjë lidhje me Dukën apo Qukën. Fare. Penalltia e parë ishte penallti që çke me të. Madje gabim që në mesfushë, pastaj në mbrojtje, pastaj në dyluftim. Penalltia e dytë është fiks ashtu, penallti dhe e shkaktuan vetë. Kaq! Të tjerat janë merri me lëng”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022480010986328
array(1) { ["section"]=> string(78) "shperthen-brace-humbem-dhe-e-merituam-nuk-ka-lidhje-as-duken-as-me-quken-59364" }