Shpërthen Braçe për shefin e qarkullimit: Pse mo me një rrugaç do merrem unë? (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:57 01-06-2015

Ankesat e qytetarëve për shefin e qarkullimit rrugor në Lushnje Julian Balliu kanë bërë që deputeti i PS Erion Braçe të shpërthejë në një lumë ofendimesh ndaj tij. Sipas Braçes shefi nuk i kursen gjobat dhe i vendos në mënyrë abuzive ndaj ndrejtuesve të mjeteve. Një qytetar gjatë takimit elektoral me deputetin i është ankuar për këtë por Braçe shprehet se edhe ai nga ana e tij i ka kërkuar qeverisë së tij ta heqin nga Lushnja.

Braçe-qytetarit: “Pse mo me një rrugac siç është ai shefi i qarkullimit të Lushnjes do merrem unë? Unë kam 6 muaj që i them qeverisë sime ma hiqni atë rrugac nga Lushnja.

Qytetari: Ne të kemi dhënë votën

Braçe: Ma keni dhënë mua votën por unë nuk jam komandant i policëve.

Edhe një herë tjetër, edhe një herë tjetër...unë nuk jam komandati i policëve. Dhe shqetësimi që kam marrë nga qytetarët për shefin e qarkullimit të Lushnjes është shumë i madh.  Është abuziv është gojështhurur, është injorant e të tjerë me rradhë. Më fal pra, më fal pra, zotëria ka marrë një masë paralajmërimi për të gjitha këto...”, janë fjalët që dëgjohet të thotë deputeti në video.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi prezanton projektin për transformimin e transportit publik
Altin Biba qëndron në garën zgjedhore për Kurbinin, KQZ voton kundër dorëheqjes së kandidatit të PD »
Article Logic
Execution time: 0.0059318542480469
array(1) { ["section"]=> string(87) "shperthen-brace-per-shefin-e-qarkullimit-pse-mo-me-nje-rrugac-do-merrem-une-video-12401" }