Shpërthen deputeti demokrat kundër Rudina Xhungës: Kaq do e kisha bërë edhe nëse do isha hale komuniste

Publikuar tek: politike, më 11:19 10-02-2016 Shpërthen deputeti demokrat kundër Rudina Xhungës: Kaq do e kisha bërë edhe nëse do isha hale komuniste

Deputeti demokrat Gent Strazimiri shpërthen nfdaj Rudina Xhungës pas intervistës së bujshme me gruan e ish diktatorit, Nexhmije Hoxhën. “Nëse do të kisha qenë gazetar, dhe do të kisha patur nevojën përcëlluese të fiksoj intervistën e fundit të Nexhmije Hoxhës, mbase do kisha pranuar të mos e orientoja bisedën tek krimet që së bashku me të shoqin bënë për 46 vjet; mbase do kisha pranuar që ajo ateiste e deklaruar, nevojën për një "rrëfim" të pasinqertë drejtuar viktimave të saj ta bënte përmes meje”, thotë Strazimiri në reagimin e tij.

“Mbase për hatër të "scoop", edhe do kisha pranuar që pyetjet ajo t'ia bënte vetes siç donte dhe kur donte por, jam i bindur minimalisht një pyetje si fëmijë "talloni", që shoh se prindërit e mi janë më të bukur e të shëndetshëm sot 70 vjeçarë nga ç'ishin 20, 30 a 40 vjeçarë, do ia kisha bërë:

- kur e shihje që ty dhe Enverit tënd (me shërbimet qeveritare në dispozicion, etj., etj., etj.), nuk ju dilte ta mbyllnit muajin me 27 mijë lekë, po një familje me 6-7 mijë lekë dhe 4, 5 a më shumë kalamaj si ia bënin për të mbyllur muajin "të lumtur e mirënjohës" ndaj PARTISË? “ pyet deputeti demokrat.

“Ose fjala vjen, kur u vendos talloni, nga sa kokrra vezë, kile mish apo vaj merrnit ti dhe Enveri tek ai "dyqani Bllokut, nga i cili shokët e udhëheqjes ktheheshin kokëulur pa marrë gjë ... se nuk u dilte"?

Të paktën kaq do e kisha bërë, thjesht për kuriozitet, edhe nëse do isha thjesht një hale' komuniste...

...por ç'të bëj që nuk jam gazetar...!!! “ përmbyll reagimin e tij demokrati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agjencia Kombëtare e Turizmit prezanton planin e masave për sezonin turistik 2016
"21 Janari", flet kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori: Do trajtohet shumë shpejt »
Article Logic
Execution time: 0.13270211219788
array(1) { ["section"]=> string(108) "shperthen-deputeti-demokrat-kunder-rudina-xhunges-kaq-do-e-kisha-bere-edhe-nese-do-isha-hale-komuniste-32204" }