Shpërthen deputeti i PS: Kuvendi, kafeneja e shpifur shqiptare. Dy vitet e Rilindjes po përjetoj stres

Publikuar tek: politike, më 19:32 12-12-2015 Shpërthen deputeti i PS: Kuvendi, kafeneja e shpifur shqiptare. Dy vitet e Rilindjes po përjetoj stres Deputeti Cara, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Kavajes Rroshi ne fushaten zgjedhore 2013

Parid Cara, deputet i PS akuzoi sot Parlamentin shqiptar si “kafenenë më të shpifur të Shqipërisë”, ku, sikurse shkruan deputeti “shkoj, sikur shkoj në tortura”. 

Reagimi i tij i ashpër erdhi pas botimit në portalin “hastagAlbania” të faktit se qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që I jep tokë të vëllait të tij për të ndërtuar varreza private.

Cara nuk e mohon këtë fakt.

“Ndjehem fajtor se nuk e ndalova vëllain tim të vinte. Por përkundrazi e inkurajova të provonte të sillte këtu eksperiencën e Shërbimit Funeral Privat me cikël të plotë që ortakët e tij italianë e kanë prej vitesh në Amerikë etj. Ndjehem fajtor sepse nuk e mora dot me mend atëherë gati dy vjet më parë se hallalli do ti bëhej haram siç ndodhi. Kam ardhur të mbështes PS dhe Edi Ramën në rrugën për rilindjen e vendit sepse unë mendoj dhe besoj se ky është drejtimi i duhur. Porn ë këtë drejtim kam dy vjet që përjetoj një stress dhe shqetësime të papara nga çfarë ndodh këtu me njerëzit që punojnë dhe që duan të bëjnë dicka në biznes, në politikë dhe në jetë. Një tmerr i vërtetë thashethemesh, shpifjesh e poshtërsish ku ka një kafene” shkruan deputeti Cara.

Duke akuzuar PD për sulmet ndaj vëllait të tij, Cara thotë se gjithë kjo baltë që hidhet mbi të e shtyn më shumë të besoj Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lëvizja” e rradhës e PD, ja çfarë po planifikon më 17 dhjetor
Kokëdhima: Jemi krenar për PS-në, në 2017-ën fitojmë zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.029386043548584
array(1) { ["section"]=> string(105) "shperthen-deputeti-i-ps-kuvendi-kafeneja-e-shpifur-shqiptare-dy-vitet-e-rilindjes-po-perjetoj-stres-27614" }