Shpërthen gazetari Arizaj ndaj burrave pas ngjarjeve makabre: Po s’keni k*** t’i mbani gratë, të paktën përdorni trurin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:08 05-12-2016 Shpërthen gazetari Arizaj ndaj burrave pas ngjarjeve makabre: Po s’keni k*** t’i mbani gratë, të paktën përdorni trurin Nena e dy femijeve te varur nga babai sot ne Korce

Shpërthen gazetari Edmond Arizaj pas ngjarjeve të rënda të kronikës së zezë që kanë tronditur këto dy ditë vendin. Në fillim burri që hodhi lakuriq gruan nga pallati e pastaj një baba që u merr jetën fëmijëve vetëm 4 dhe 6 vjeç.

“Mos të guxojë askush të thotë "kafshërore" për veprime njerëzore. Cila kafshë mbyt dy fëmijët e saj duke i parë në sy e duke ua dëgjuar klithmat?! 

Kujt t’ja nxjerresh dufin këtë rradhë?! Ai burrec, s'paska qenë as burrë e as baba...
Njëri. trim mbi trima, e zhvesh gruan dhe e hedh nga dritarja, ta "turperojë" edhe të vdekur. Tjetri për ta bërë gruan që i iku fajtore, vret femijet, me të pafajshmit në çfarëdo të ketë ndodhur...Ore, po s'keni koqe ti mbani gratë, të paktën përdorni trurin. E po nuk i keni të dyja, mos u martoni. Nuk kane faj gratë, aq më pak fëmijët...”, thotë në mesazhin e tij të revoltës gazetari Arizaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011466026306152
array(1) { ["section"]=> string(120) "shperthen-gazetari-arizaj-ndaj-burrave-pas-ngjarjeve-makabre-po-s-keni-k-t-i-mbani-grate-te-pakten-perdorni-trurin-61631" }