SHPËRTHEN gazetari investigativ ndaj FSHF-së: Masakroi Vllazninë me gjyqtarin që dështoi në…

Publikuar tek: sport, më 17:05 19-03-2018 SHPËRTHEN gazetari investigativ ndaj FSHF-së: Masakroi Vllazninë me gjyqtarin që dështoi në… Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigstiv Artan Hoxha, ka reaguar ashpër pas humbjes së skuadrës së Vllaznisë ndaj Kukësit në staduimin “Zeqir Ymeri”.

Sipas gazetarit skuadra e Vllaznisë u masakrua nga gjyqtari i FSHF-së i cili dështoi në testet e FIFIA-s.

“Por sot pasdite në Kukës, Vllaznia u trajtua sikur të ishte një skuadër kalimtare në superligë nga gjykimi skandaloz.  Më shumë se humbja 2-0 sot, Vllaznia u dëmtua qëllimisht për ndeshjet e radhës.”- shkruan Hoxha.

Sakaq, i kujton Dukës se në vitin 2002 u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së me ndihmën e ish-presidentit të vrarë të Vllaznisë Myftar Cela, dhe u votua në 7 shkurt 2018 për të marrë mandatin e pestë, nga pronarja aktuale e Vllaznisë së Shkodrës, kryebashkiakja Voltana Ademi.

Reagimi i plotë:

FSHF masakron Vllaznine me gjyqtarin qe deshtoi ne testet e FIFA-s

Me 16 shkurt 2018 klubi me i vjeter i historise se futbollit Shqiptar, KF Vllaznia mbushi 99 vite nga dita e krijimit dhe ka hyre tashme ne 100 vjetorin e historise se tij. 
Por sot pasdite ne Kukes, Vllaznia u trajtua sikur te ishte nje skuader kalimtare ne superlige nga gjykimi skandaloz. 
Me shume se humbja 2-0 sot, Vllaznia u demtua qellimisht per ndeshjet e radhes. Gjyqtari Hamitaj, te cilin FSHF e kishte referuar si gjyqtar te FIFA-s, por deshtoi ne testimet e saj, akordoi kunder Vllaznise 1 karton te kuq te padrejte ndaj sulmuesit kryesor Xhevahir Sukaj, i cili nuk do luaj ne ndeshjen e radhes, dhe nuk dha nje 11-metersh 100% te sakte per Vllaznine. 
Sikur te mos mjaftonte vetem kjo, gjyqtari akordoi ne dem te Vllaznise 7 kartona te verdhe ne vetem 14 faulle te shkaktuara nga Shkodranet. 
Dhe kur te ndodh ne fund te majit si e kam paralajmeruar qe ne janar, se FSHF ka piketuar Vllaznine per ta rrezuar nga kategoria(larg qofte te me dale parashikimi) pikerisht ne vitin e 100 vjetorit te themelimit te saj, mos me thoni qe ky nuk do jete "suksesi" i radhes i Don Dukes. Gjate mbreterimit te tij ne krye te FSHF-se, Duka ia doli qe te rrezoje nga kategoria njera pas tjetres, skuadrat me te medha dhe me historike, fillimisht Flamurtarin, Besen, Partizanin, Dinamon, Elbasanin, Tiranen dhe tash sefundi Vllaznine. 
Dhe mos harroni, Duka u zgjodh per here te pare ne 2002, president i FSHF-se me ndihmen dhe mbeshtetjen e forte te ish-presidentit te vrare te Vllaznise Myftar Cela,(presidenti qe nen drejtimin e tij i dha dy titujt e fundit kampion kombetar Vllaznise) dhe u votua per te marre mandatin e peste me 7 shkurt 2018, nga pronarja aktuale e Vllaznise se Shkodres, kryebashkiakja Voltana Ademi....

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAZAKONTË por ndodh në Shkodër, arbitri mbyll ndeshjen 12 minuta para kohe! Ç’bënë lojtarët (ME VIDEO)
Fiksojnë ndeshjet si askush më parë: Përrallë e mrekullueshme e Skënderbeut ( FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042338371276855
array(1) { ["section"]=> string(97) "shperthen-gazetari-investigativ-ndaj-fshf-se-masakroi-vllaznine-me-gjyqtarin-qe-deshtoi-ne-113806" }