Shpërthen gazetari për filmat e komunizmit: “Ne që i duam të na puthnin në pra**nicë ”

Publikuar tek: kulture-art, më 09:24 17-03-2017 Shpërthen gazetari për filmat e komunizmit: “Ne që i duam të na puthnin në pra**nicë ”

“Unë i adhuroj filmat e asaj kohe. I kritikoj por nuk i mohoj”, është shprehur gazetari satirist Luan Laze, lidhur me debatin e ngritur kohët e fundit për transmetimin ose jo të filmave të prodhuar para viteve ‘90.  

 I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Laze i cilësoi terroristë ata që kërkojnë të fshijnë memorien e vendit.

“Vërejtjet që bëhen janë klasore dhe jo artistike. Vjen dikush që ka vuajtur gjatë atij sistemi për të cilin mua më vjen keq, por nuk ka vend që këta njerëz të kërkojnë mostransetimin e tyre. Këtyre njerëzve unë përgjigjem me batutën e aktorit Kadri Roshit në filmin “I teti në Bronx” që ne që i duam ata filma të na puthnin në prapanicë”, u shpreh Laze.

 ÇFARË MENDOJNË PERSONAZHE TË TJERË?

Personazhe të njohur të kinematografisë, artit dhe medias si Saimri Kumbaro regjisor dhe producent, Enver Shëngjergji kompozitor, Çelo Hoxha studiues dhe gazetar, Nebil Çika gazetar, Luan laze dhe Dritan Laci, gazetar debatuan ashpër dhe të ndarë, pro dhe kundër shfaqjes së filmave duke dhënë dhe argumentet e tyre.

Saimir Kumbaro, regjizor, aktor dhe producent

 “Filmat e realizuar përpara vitit 1990 duhet të transmetohen por me një lloj selektimi. Ata janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe nuk ka vend të diskutohet transemtimi dhe shfaqja e tyre. Fakti është se për të realizuar një film ne kishim producent Partinë Punës dhe ne ishim të detyruar të bënim sipas kërkesës filmin. Realizmi socialist kishte në qendër heroin pozitiv dhe ne kishim heroin pozitiv që në fund triumfonte. Por a ka vend për këtë lloj diskutimi? Unë mendoj se ky është një diskutim pa asnjë lloj vlere dhe nuk e di se si u inicua dhe si u hap dhe për çfarë arsye. Kam të drejtë të mendoj se politikanët që nuk e bënë dot lustracionin për veten e  tyre tani duan ta bëjnë ndaj filmave.

 

Enver Shëngjergji, kompozitor

“Në mënyrë absolute e them se këta filma duhet të jepen dhe transmetohen sepse janë vlerë kombëtare. Janë një sërë komponetntësh që kishte një film, mes tyre edhe muzika, gjinia që unë kam kultivuar. Një muzikë që në filmat e asaj kohe ka vlera të padiskutueshme. Në atë kohë ai regjim ishte dhe njerëzit ishin të detyruar ti shërbenin atij regjimi. Unë jam nga ata artistë që jam dënuar në atë kohë dhe e kam vuajtur atë regjim. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta fshijmë nga memoria çfarë ka ndodhur. Sepse i bie që të heqim edhe këngët, edhe humorin, edhe librat që janë botuar në atë kohë. Kjo është e turpshme. ”

Çelo Hoxha, gazetar, studiues.

“Pas vitit 1990 unë nuk kam parë ansjë film të realizuar dhe shfaqur gjatë komunizmit. Është turp kombëtar, antikombëtare dhe kriminale që që këta filma të transmetohen. Rrezikohet që fëmija im të mësojë historinë e asaj periudhe sipas kendveshtrimit të Enver Hoxhës. Edhe ata që mbrojnë transmetimin e filmave janë produkte të njeriut të ri që sistemi komunist krijoi. Edhe ju këtu që e mbroni këtë tezë jeni produkte të njeriut të ri të komunizmit. Mjafton tu jap një shifër: Nga viti 1945 deri në 1990 kanë vdekur nga uria, sëmundjet dhe varfëria 200 mijë fëmijë, një shifër që mbahej secret. Kjo ishte Shqipëria, ndërkohë që në filma jeta lulëzonte. U thuehj shqiptarëve të bënin sa më shumë fëmijë që të shtohej fuqia punëtore, por njerëzit nuk I mbanin dot me bukë. Ky ishte një krim”.

Nebil Çika, gazetar

“Këta filma nuk duhet të shfaqen. Janë deformimi ekstrem i asaj që ka ndodhur gjatë komunizmit. Populli ishte i varfër, nuk kishte bukë të hante, vriteshin njerëz dhe në filma paraqitej një jetë e lulëzuar. Spiunimi  trajtote si diçka e mirë dhe jo një gjë e keqe. Shqiptarët deri në vitin 1990 ishtye e mbajtu peng.”

Dritan Laci, gazetar i emisionit “Opinion”

“Është turp të diskojmë nëse duhet të transmetohen ose jo filmat që kanë vlerë të padiskutueshme. Nga ana artistike filmat e asaj kohe kanë vlera. Jam për një lloj selektimi por nuk ka vend të themi se nuk duhet të transmetohen. Pas vitit 1990 përjashto shumë pak filma të gjithë janë mediokër. ”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Paqja fillon me një buzëqeshje”, rekordmeni shqiptar prezanton portretin e Nënë Terezës me 1.5 milion kapëse (VIDEO)
I mbani mend aktorët e “Unë, Ti dhe Kasandra?" Ja si duken ata sot (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.051329851150513
array(1) { ["section"]=> string(87) "shperthen-gazetari-per-filmat-e-komunizmit-ne-qe-i-duam-te-na-puthnin-ne-pra-nice-72202" }