Shpërthen gjenerali kundër Ramës te statusi i Berishës: Po për Frrokun, Ndokën, Lutajn... a e dinte kryerilindasi?

Publikuar tek: politike, më 09:08 16-12-2015 Shpërthen gjenerali kundër Ramës te statusi i Berishës: Po për Frrokun, Ndokën, Lutajn... a e dinte kryerilindasi?

Gjenerali Piro Ahmetaj ka shpërthyer kësaj rradhe një një status të ish-kryeministrit Berisha, kundër kryeministrit Edi Rama, duke marrë shkasë nga ndjesa e tij në Shkodër ku tha se nuk kishin dijeni për dekorimin e zyrtarëve komunistë.

Pas dorëheqjes si këshilltar ushtarak i presidentit Nishani, Piro Ahmetaj ka akuzuar në një status në Facebook kryetarin e komisionit Spartak Braho, i cili kërkoi edhe marrjen e masës disiplinore.

Ja çfarë shkruan Piro Ahmetaj në statusin e Berishës:

“Po për kryemostrën e shpërdoruar Vito Kapo nuk e dinte Kryerilindasi dhe letrat e tij higjenike??

Po për djalin e Sofokli Lazrit dhe kushëririn e tij që është drejtor i Kodhelit nuk e dinte udhëheqësi i lavdishëm Rama?

Po për djalin e Xhelil Gjonit, djemtë e dhëndurët e xhelatëve që ka emëruar ministra dhe ambasadorë nuk e di ky farë kryeudhëheqësi??

Këto përralla t’ja tregojë ish-hetuesit Braho, shefit të degës së sigurimit kriminal të shtetit që ka në Këshillin e (rrezikut) Sigurisë Kombëtare në Kuvend, po për Frrokun, Ndokën, Lutajn, Prengën, Cukon, Kodhelin, nuk e ka ditë kryearroganti..këto t’ja tregojë si-letrave të tij higjenike”, shkruan Piro Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 600 mijë pensionistë marrin shpërblim, përfitojnë edhe mjekët, mësuesit dhe të përndjekurit
Shyqyri Çollaku për të cilin Rama kërkoi falje, ka torturuar At Zef Pllumin dhe 91 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.023780107498169
array(1) { ["section"]=> string(113) "shperthen-gjenerali-kunder-rames-te-statusi-i-berishes-po-per-frrokun-ndoken-lutajn-a-e-dinte-kryerilindasi-27882" }