Shpërthen Gjergj Bojaxhi: Rama po shantazhon votuesit

Publikuar tek: politike, më 10:38 12-05-2015 Shpërthen Gjergj Bojaxhi: Rama po shantazhon votuesit Gjergj Bojaxhi

Shpërthen Gjergj Bojaxhi me akuza ndaj kryeministrit Rama. Bojaxhi është kandidati i parë në këto zgjedhje që kundërshton Edi Ramën, duke i kërkuar atij të heqë dorë nga shantazhet ndaj votuesve. Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, deklaron se kryeministri Rama është duke bërë shantazh të hapur, kur thotë se nuk do ketë bashkëpunim mes tij dhe kandidatëve të opozitës nëse fitojnë.

“Kryeministri Rama vazhdon të përsërisë deklaratën se, nëse fitojnë kandidatët e opozitës, nuk do të ketë bashkëpunim mes tyre dhe qeverisë. Nënkuptimi është i qartë: nëse qytetarët nuk votojnë kandidatët e caktuar nga Zoti Rama dhe Zoti Meta atëherë Kryeministri Rama do t’i dënojë ata duke mos u dhënë komuniteteve të tyre fonde publike nga buxheti i qeverisë i cili financohet nga taksat e vetë qytetarëve. Qëndrimi i Kryeministrit Rama është shantazh i hapur autokratik që shkel parimet e të drejtat themelore mbi të cilat ngrihen e funksionojnë shoqëritë e lira e demokratike. Me këtë qëndrim, ai synon të kufizojë dhe kushtëzojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur, me qëllim përqëndrimin në duart e tij edhe të pushtetit lokal”, deklaron sot Bojaxhi.

Sipas tij, Rama duhet të heqë dorë nga shantazhet, duke respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

“Ne i kërkojmë Zotit Rama të heqë dorë nga këto shantazhe antidemokratike dhe të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Si të gjitha pushtetet, pushteti lokal duhet të burojë nga vullneti i popullit dhe jo nga vullneti i kryeministrit.”, përfundon Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi është në garë me Halim Kosovën, Erion Veliajn, Arben Tafajn dhe Sazan Gurin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova i përgjigjet Veliajt: Kam alergji nga debati
Dade diskuton në mbledhje “Kumanovën” : Të zbardhet ngjarja me vërtetësi »
Article Logic
Execution time: 0.027195930480957
array(1) { ["section"]=> string(58) "shperthen-gjergj-bojaxhi-rama-po-shantazhon-votuesit-10956" }