Shpërthen Inva Mula ndaj gazetarëve: Sapo lexova një titull bombë, i hidhni benzinë zjarrit

Publikuar tek: kulture-art, më 16:30 14-02-2018 Shpërthen Inva Mula ndaj gazetarëve: Sapo lexova një titull bombë, i hidhni benzinë zjarrit

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula është përfshirë në debatin për teatrin kombëtar, ku sipas saj në Shqipëri nuk ka fare teatër. 

Lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur së fundmi, sopranoja është shprehur se është e turpshme që në 2018-n të aktorët jetojnë në kushte të tilla.

Pas deklaratës së saj mediat menjëherë e kanë raportuar, dhe disa prej tyre e kanë interpretuar si kundërvënie ndaj qeverisë.

Nëpermjet një statusi në facebook, Inva Mula është shprehur se mediat i interpretojnë si duan dhe raportojnë në kontestin që dëshirojnë. E revoltuar, sopranoja shkruan, se në të vërtetë mediat nuk kanë bërë gjë tjetër përveçse i kanë hedhur benzinë zjarrit.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq , sapo lexoj nje titull ( bombe ) ku shkruhet se kam dale kundra qeverise ! Nje artist eshte I lire te shprehet dhe te thote me force ate qe ndjen.

Problemi eshte kur per arritje qellimesh te panjohura per mua ( dhe nuk eshte hera e pare ) gazetaret ndjerrin nga konteksti i ngjarjes ate qe desherojne dhe e perdorin pa ndroje per ti hedhur benxine zjarrit ! ...a suivre ...,

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro s’rezervohet: Rita Gjeka e pasinqertë! Artistët në Shkodër i ka ruajtur Zoti
Debati për Teatrin, aktori Imami: T’i besojmë ministres dhe ambicies së kryeministrit, GAZETARJA IA KTHEN ME IRONI: E ndërrove qullin që more nga takimi »
Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602
array(1) { ["section"]=> string(96) "shperthen-inva-mula-ndaj-gazetareve-sapo-lexova-nje-titull-bombe-i-hidhni-benzine-zjarrit-110250" }