Shpërthen këngëtari korçar ndaj “Top Awards”: Hip-hop e b*thë të mira

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:33 25-06-2016 Shpërthen këngëtari korçar ndaj “Top Awards”: Hip-hop e b*thë të mira

Eventi “Top Awards” i Top Channel ka qenë kryefjalë e perosnazheve të njohur dhe rrjeteve sociale ditën e sotme. Është shkruar shumë për veshjet e “VIP-ave” dhe muzikën për të cilën këngëtari korçar Stefi Prifti ka një mendim aspak pozitiv.

“Na te birte e shekullit t'bythve...!”, shkruan këngëtari.

Reagimi i plotë i Stefi Priftit:

Mbreme startoi nje shoë televiziv ne Top Chanel me shkelqim te jashtezakonshem parade...! Quhet Top music aëards, cmimet me te mira te muzikes!
Shume mire!
Jemi nje vend dhe popull qe kemi nevoje per lancimin dhe vleresimin e muzikes tone!
Une isha ne shtepi dhe natyrisht isha i interesuar per te pare kete shoë, ashtu si c'do muzikant apo artist ne Shqiperi.
Tentova disa here te degjoj (ok, per te pare kishte gjera te mira...), por nuk mundesha...!! Shqisa e degjimit tek une, eshte prioritare, kur behet fjale per muzike... dhe shkaterruese ose emocionuese...!
Tentoja perseri e perseri, por e pamundur...! C'fare te degjoja?
Jam dakord se, ka disa produksione (kenge) te bukura, por nuk ka kengetare... (me disa perjashtime te vogla, respekt ketu per Alban Skenderajn) dhe ka tekste kaq banale sa, vete banaliteti nuk do i degjonte dot...!! Fallciteti dhe pordha e madhe ne ekstremet e kundermimit...!!
Duken sikur te gjithe jetojne ne vila floriri...! Ngaterojne tregun Amerikan me ate Shqiptar, pa lidhje...!!
Per me teper mbizoteron hip-hopi (nuk jam kunder rrymes...) dhe bythet e mira...!
Estetika me pelqen shume dhe e vleresoj te bukuren me shume se shumica e tyre, por banalitetindhe abuzivizmin me te verteten dhe fallcitetin (shtirjen) i urrej.
Tendenca e ketyre spektakleve gjigande, duhet te jete me shume ne funksion te muzikes Shqiptare dhe tabanit te saj.
Kengetaret qe nuk jane kengetare, duhet te gjobiten nese nuk kendojne live ne performancat e tyre me publik. Jemi i vetmi vend qe nuk kemi nje ligj te tille!
Une, kur shoh tv dua te qetesohem dhe jo te shqetesohem...! Nuk e di, mbase jemi fajtore ne muzikantet, qe kemi probleme me veshet...!
Uroj te behen korrigjime ne te ardhmen.
Ps. Audio ne tv ishte skandal dhe pa emocion... nuk lidhej zeri me duartrokitjen etj.
Po them vetem te verteta! Dikush duhet te flase.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03360390663147
array(1) { ["section"]=> string(72) "shperthen-kengetari-korcar-ndaj-top-awards-hip-hop-e-b-the-te-mira-44583" }