Shpërthen kolegu ndaj Ermal Mamaqit: Edhe shkollën e ka lënë përgjysmë, ne ndjenim keqardhje për të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:15 26-01-2017 Shpërthen kolegu ndaj Ermal Mamaqit: Edhe shkollën e ka lënë përgjysmë, ne ndjenim keqardhje për të

Shpërthen aktori Marsel Rupi ish-aktori i “Portokallisë”, që imitonte Erion Veliajn përmes një shkrimi për Ermal Mamaqin të titulluar : “Eh more Ermal Mamaqi erdhi edhe dita jote”.

Rupi thotë se Mamaqi nuk ka mbaruar as akademinë.

“Me kujtohen këngët e famshme te Ermalit, me kujtohen kohet kur ai sillej neper televizione lart e poshtë. Ndërsa ne, të tjerët rropateshim nëpër auditoret e universiteteve evropiane e perëndimore në kërkim të dijes. Sa diferencë, shume diferencë e madhe” shkruan Rupi që më pas është përballur edhe me shumë replika nga ndjekësit e Ermalit.

SHKRIMI I PLOTË:

Dikush mund te thote po me Ermalin ckam! Epo perderisa ky Ermali na eshte fenomen i shoqerise, ne qe nuk ndjehem te tille kemi te drejte te pakten te japim opinionin tone.
Me kujtohen kenget e famshme te Ermalit, me kujtohen kohet kur ai sillej neper televizone lart e poshte.
Ndersa ne, te tjerer rrapateshim neper auditoret e universiteteve europiane e perendimore ne kerkim te dijes. Sa diference, shume diference e madhe. 
Megjithate, Ermali ashtu me zvarritje, here me house, here me buke me sheqer ne klipe e ndonjehere duke qesh e duke bere humor palidhje ja doli qe sot te jete faktore i medias e pse jo edhe i politikes se helbete ne Shqiperi kushdo qe del ne tv eshte VIP dhe cdo VIP nese do mund te nagazhohet ne politike e te behet edhe deputete.
Disa nga ne qe kemi studiuar ne Europe irritohemi me te ftuarit qe ka Ermali ne emisionin e tij! Po pse xhanem! Ai a nuk eshte i njejti brume dhe e njejta histori si shumica e te ftuarve te tij? Ai eshte brenda llojit bashke me te ftuarit, ai ndjehet i barabarte dhe komod me ta, s”ka inferiotitet, superiotet, nuk e ka te veshtire me i kuptu.
Pastaj, nostalgjia eshte e rendesishme tek njerezit, ndoshta permes te ftuarve te “llojit”, ai ka nostalgji per kohet e arrta te tij.
Tani ne kohen kur Ermali nuk shkonte ne shkolle po bente kenge per adoleshentet, sepse i tille ishte vete, te pakten ne qe studionim jashte ndjenim keqardhje per te duke menduar se si do te jetoje ky ne te ardhmen, sepse “gjynah” s’ka asnje profesion. Eh, sa te bej llogarite i mencuri, budallai ka mbaru pune! Nuk thone kote keshtu! Ne benim llogarite e mjedisit ku jetonim! Mendonim te studionim shume, te ishim te zote, te benim ndonje specializem e te gjenim pune ne profesion.
Po ja se ne Shqiperine tone te dashur nuk eshte keshtu! Ne Shqiperine tone, shkolla nuk ben diference, rezultatet ne pune apo ne profesion nuk bejne diference, por diference ben te jesh budalliku me i suksesshem ne mesin e budallenjeve me fat.
Kohe me pare evenimente ishte edhe prezantimi i shtepise se Ermalit, e madhe, lluksoze dhe “gjigande”.
S’ka faj se ka 20 vjet pune te ndershme dhe te lodhshme dhe e meriton.
Disa na u nxehen per ftesen e nje fenomeni te rendomte te shoqerise se Kosoves, nje Linda Morinen qe Ermali na e paska ftuar ne studio. Qeshni sot, talluni me te ashtu sic mund te jemi tallur ne me Ermalin, po ja qe jane ne mode keto fenomene e nuk perjashtohet mundesia qe pas 5 vitesh kjo e ftuara nga Kosova e Ermalit dhe e paragjikuara nga ne mund te jete me nje emision te sajin dhe me siguri atehere do te jete VIP e mund te kete te ftuar speciale Erjon Veliaj qe sapo mund te kete fituar zgjedhjet dhe eshte bere Kryeminister.
Nuk kemi c’te bejme miq, keta jane te prefuarit e kohes e nje kohe qe gjithnje e me shume po adresohet nga antivlerat!/Alban DACI

marsel.jpg

al.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026598930358887
array(1) { ["section"]=> string(103) "shperthen-kolegu-ndaj-ermal-mamaqit-edhe-shkollen-e-ka-lene-pergjysme-ne-ndjenim-keqardhje-per-te-66700" }