Shpërthen Landi i WSF pas heqjes së “Zemërthyer” nga youtube: Ka shtet k’tu or ti

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:01 21-10-2015 Shpërthen Landi i WSF pas heqjes së “Zemërthyer” nga youtube: Ka shtet k’tu or ti

Landi i West Side Family ka shpërthyer përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale pas heqjes së këngës të Dr.Florit nga kanali youtube. “Zemërthyer” u hoq nga youtube por ende shkaqet janë të paqarta ndonëse u përfol se bëhej fjalë për reklamat e treta në klip.

“Nuk e di qëllimin dhe arsyet, pavarësisht dyshimeve të mia ose "vërtetësive" të të interesuarëve”, thotë Landi ndërsa i “drejtohet” mikut të tij të ndjerë:

“Floro,

Para ca ditësh bëra një postim për ty në këto rrjetet budallaqe (facebook), të cilin, ndër të tjerë, e shpërndau edhe Aurela Gaçe. Ndër komentet e shumta ishte edhe ai i Çiles që nëse e mbaj mend mirë thosh: "- E kan heq klipin (" Zemërthyer") nga youtube" dhe që unë iu përgjigja se: "- Ka shtet k'tu or ti". Nuk e di nëse kanë qenë të majtët, të djathtët, të qendrës, apo asnjëanësit ata që janë kujdesur për këtë.

Nuk e di qëllimin dhe arsyet, pavarësisht dyshimeve të mia ose "vërtetësive" të të interesuarëve.

Nuk e di nëse ua ke kërkuar ti këtë, ose edhe ndoshta mundet t'ju jesh shfaqur në ëndërr e t'jua kesh thënë në rrëzë të veshit: "- Hej plako, jam Dr. Flori. Unë ika tashmë, kënga nuk vlen më, ndaj qërroje, çensuroje, zhduke nga faqja e dheut, sepse unë ika tashmë e gjithçka ndryshoi për mirë. Shqipëria lulëzoi. Shqipëria do shohë ditë të bardha. Politika nuk do të jetë më kurvë si më parë, nëse kënga Zemerthyer, me sukses do të zhduket nga youtube.", por s'besoj se do i kesh thënë këto në rrëzën e veshit të ndokujt”, shkruan Landi.

“Kam shumë "nuk e di" në kokë, por ajo që di, është fakti se mesazhet e tua janë njësoj të fortë, si para, ashtu edhe pas ikjes tënde.

Uroj që ndryshimi të vijë nga ata që e duan në të vërtetë.

Historia ka treguar se mohimi është i përkohshëm... “, përmbyll Landi i West Side Family.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022247076034546
array(1) { ["section"]=> string(84) "shperthen-landi-i-wsf-pas-heqjes-se-zemerthyer-nga-youtube-ka-shtet-k-tu-or-ti-23632" }