Shpërthen makina bombë në Turqi, plagosen 9 persona

Publikuar tek: bota, më 16:40 13-06-2016 Shpërthen makina bombë në Turqi, plagosen 9 persona

Shpërthimi i një makine bombë ka lënë të plagosur 9 persona në qytetin Ovacik të Turqisë.

Burime zyrtare të Turqisë bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë një blloku të banesave të nëpunësve civilë të një gjykatë lokale.

Raportohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Në Turqi kanë ndodhur  një seri sulmesh të tilla gjatë muajve të fundit, duke përfshirë edhe atë të javës së kaluar, kur një makinë bombë shpërtheu në një autobus të policisë në qendër të Stambollit me ç`rast humbën jetën 11 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032979965209961
array(1) { ["section"]=> string(56) "shperthen-makina-bombe-ne-turqi-plagosen-9-persona-43365" }