Shpërthen Manjani i LSI: Ndryshimet në kryeministri sikur do prisnin Lady Gaga-n, jo Merkelin

Publikuar tek: politike, më 11:27 28-07-2015 Shpërthen Manjani i LSI: Ndryshimet në kryeministri sikur do prisnin Lady Gaga-n, jo Merkelin Ylli Manjani, deputet i LSI

Deputeti i LSI Ylli Manjani është shprehur kritik ndaj shefit të kabinetit qeveritar, Edi Ramës. Manjani ka mbajtur qëndrim për dy çështjet më të përfolura të momentit: Ndërtimet te hyrja e Parkut të Liqenit dhe ndryshimet në Kryeministri me ardhjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Manjani ka thënë për GSH se asnjë fije bari nuk duhet t’i preket parkut të Liqenit duke e parë si mjaft pozitive shtyrjen e konkursit, e ndërsa ndryshimet në kryeministri i ka komentuar kështu:

“Ajo streha e kauçukut, që është ndërtuar në fasadë, është e tmerrshme. Nuk është as estetike dhe as ligjore. Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura. Kështu që kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë. Estetikisht, vendosja e kauçukut si strehë e ka prishur fasadën origjinale. Ato mbajtëset që kalojnë përmbi ballkon, që ngjajnë si mbajtëse mbikalimi, plus plastika, e bëjnë atë hyrje të shëmtuar.

Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga-n, dhe jo Angela Merkelin”, tha Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miratohet me 79 vota pro të mazhorancës projektligji për turizmin
PD ngushton listën me deputetin e përfolur për trafik qëniesh njerëzore, Lulzim Basha jep emrat »
Article Logic
Execution time: 0.023332118988037
array(1) { ["section"]=> string(97) "shperthen-manjani-i-lsi-ndryshimet-ne-kryeministri-sikur-do-prisnin-lady-gaga-n-jo-merkelin-17146" }