Shpërthen në Kuvend, Topalli: Nuk u kthej përgjigje burrave që janë nën 150 cm. Balla: Mbaj Saliun se Luli s’të do më

Publikuar tek: politike, më 12:09 29-10-2015 Shpërthen në Kuvend, Topalli: Nuk u kthej përgjigje burrave që janë nën 150 cm. Balla: Mbaj Saliun se Luli s’të do më

Sapo ka nisur seanca plenare me debate të ashpra, akuza e kundërakuza mes deputetit të PS Taulant Balla e deputetes së PD Jozefina Topalli.  Ka qenë Topalli ajo e cila ka marrë fjalën e para duke akuzuar qeverinë për "Jaguaret" e ministrin Tahiri për trafik droge. Pas kësaj ka reaguar Balla duke i kujtuar Topallit  sa para harxhonte në ditë për naftë dhe se sa merrte nga dieta.

Topalli: S’ka më turp mos më thoni që s’ju bën përshtypje një që vjen si socialist e del si demokrastian.  Me kë talleni ju more? (I drejtohet Tahirit)  Apo se ti nuk ke përfunduar në Prokurori për trafik drogë.

Tahiri: Po më ngatërron

Topalli: Unë nuk ngatërroj asgjë more zotëri

Balla: Në ka një njeri fajtor për hajdutërinë për fondet është ajo aty. Se do i nxirrni publikut sot, për Kuvendit se si e kemi paguar për teknologjinë gjermane e merrnim atë kineze.

Ske faj ti, të na bësh ti të ndershmen . Keni parë të harxhohen 750 mijë euro naftë në ditë? Gjoja banonte në Shkodër e shtëpinë e kishte në bllok. Për këtë merrte ditën muaj për muaj. 1 milion e 400 mijë lekë. Kjo që merr gazetarët e i thotë një djali të ri hajt se ta tregoj personalisht .

Topalli: Burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Një gojështurur që paguhet për të fy e për të sha mua nuk më bën fare përshtypje.

(Reagojnë deputetët socialistë) Ja si shqetësohen të gjithë burrat nën 150 centim. Ngrihuni në këmbë tju shikojmë e flisni.Ju kërkoj falje. Për njërin më parë i kam thënë rojeve ta kapin për zhelesh e ta nxirrni jashtë. Këtë e kam thënë shumë para kohe. Ndjesë.Sot shqipatrët ka ardhur koha tju kapin për zhelesh e t’ju nxjerrin jashtë të gjithëve

Balla: Kjo ka histori të trishtueshme dhe unë e kuptoj se gjithë shqiptarët e dinë problemin e persekuptuarit. Ti ke një problem se as në partinë tënde s’të duan më.. Mbaj Saliun se Luli stë do.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Simon Shuteri hebre? Blushi provokon për origjinën e tij në roman
Topalli tenton “paqen” me Beqajn: S’kam gjë me ty, ti më ke ndihmuar por prapë s’më vjen keq »
Article Logic
Execution time: 0.029266119003296
array(1) { ["section"]=> string(119) "shperthen-ne-kuvend-topalli-nuk-u-kthej-pergjigje-burrave-qe-jane-nen-150-cm-balla-mbaj-saliun-se-luli-s-te-do-me-24223" }