Shpërthen Olti Curri, i drejtohet Mimoza Ahmetit: Më dhimbsesh, Lazarat ç’e pate fat

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:45 23-03-2015 Shpërthen Olti Curri, i drejtohet Mimoza Ahmetit: Më dhimbsesh, Lazarat ç’e pate fat Postimi i Olti Currit për Mimoza Ahmetin

Opinionisti i Fan Club Olti Curri këtë herë nuk ka mundur të ruajë qetësinë në komunikimin e tij virtual me ish-opinionisten e Big Brother, Mimoza Ahmetin. Pas një statusi të kësaj të fundit në rrjetin social, nëpërmjet të cilit akuzonte Oltin se po manipulon opinionin publik në lidhje me ikjen e saj nga Big Brother, Olti i është përgjigjur me një tjetër status ku shkruan:

“Zomima nuk të kam përmend fare po fare te faqja ime, se unë komentoj ata që janë në ekran jo ata që ikin. Mos gëenjej se më dhimbsesh. Ehhh Lazart çe pate fat...”, shkruan Olti duke e lidhur Ahmetin me Lazaratin, që njihet ndryshe edhe si “Kolumbia e Shqipërisë”, sa i takon prodhimit të lëndëve narkotike. Olti e përmbyll statusin e tij duke u thënë miqve se ky është statusi i fundit për këtë temë.

Opinionisti e ka thënë edhe më parë që në faqen e tij mund të bëjë ç’të dojë por ne nuk e dimë a vlen e njëjta gjë edhe kur në faqen e tij i drejtohet personave të tjerë, si Mimoza Ahmeti, që përtej opinionistes së Big-ut të gjithë e njohin si artiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050218820571899
array(1) { ["section"]=> string(86) "shperthen-olti-curri-i-drejtohet-mimoza-ahmetit-me-dhimbsesh-lazarat-c-e-pate-fat-6706" }