Shpërthen Paloka: Tahiri makthi i Ramës, i kujton MËKATET, dje ja menderosi

Publikuar tek: barometri, më 08:18 20-04-2018 Shpërthen Paloka: Tahiri makthi i Ramës, i kujton MËKATET, dje ja menderosi Saimir Tahiri dhe kryeministri Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Polaka e ka nisur ditën duke komentuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

Paloka e quan kryeministrin një dështak pasi e quajti rekomandimin e dytë të marrë nga BE, si hapje të negociatave. Sakaq, Paloka koementoi prezencën e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri ditën e djeshme në Parlament,duke e quajtur këtë të fundit si makthin e kryeministrit Rama pas ii kujton gjithë mëkatet që ka bërë.

“Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat”- mbyll shkrimin e tij Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Fillimisht u perpoq te mashtronte duke leshuar ne mjegull, nepermjet propagandes, idene se vendimi i Komisionit Evropian nuk ishte rekomandim per here te dyte, po vete hapja e negociatave. U arrit deri aty sa “gazetare” uronin live ne emisionet e tyre “hapjen e negociatave”. Hodhi fishekzjarre e krijoi tym sa mundi aq sa jo vetem qytetaret e thjeshte, po dhe njerez me informacion me te gjere , u hutuan e menduan qe dicka ndryshe kishte ndodhur , te pakten nga nentori i 2016 kur Komisioni dhe te njejtin rekomandim.
Kur fishekzjarret pushuan dhe tymi filloi te shperndahej , kur te gjithe kuptuan se nuk kishte gje per te festuar, atehere u kthye ne variantin e tij te parapelqyer; sulm ndaj opozites.
Aspak origjinal ne mbrojtjen e tij prej deshtaku, foli per armiq te brendshem e te jashtem vetem se kete here “armiqte” e lidhur me opoziten nuk ishin ruse, po gjermane, franceze e hollandeze. Te gjithe keta sipas liderit “magjepses” , qenkan kunder Shqiperise ne rastin me te keq. E ne rastin me te mire, kane rene viktima te mashtrimeve te Bashes e te opozites. I vetmi qe nuk ka faj e qe cdo gje e ka bere mire eshte AI.
Po nuk kuptohet ne logjiken e tij se pse keta “armiqte” e antarsuan Shqiperine ne NATO, i liberalizuan vizat ,i dhane statusin e vendit kandidat e vetem tani qe qeveris lideri “magjepses” , papritur nuk na duan me ?!
I ka mashtruar opozita... Papritur ky “i paafti” Basha doli aq i zoti sa te erresoj ndricimin e liderit “magjepses” , madje edhe tek parizienet?!!!
Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament , kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati , ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet .
Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01966404914856
array(1) { ["section"]=> string(79) "shperthen-paloka-tahiri-makthi-i-rames-i-kujton-mekatet-dje-ja-menderosi-117565" }