Shpërthen Pjerin Ndreu: 50 lekë për një tavolinë në ambiente publike qenka shumë?! Ky është turp, abuzim skandaloz...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:01 25-02-2016 Shpërthen Pjerin  Ndreu: 50 lekë për një tavolinë në ambiente publike qenka shumë?! Ky është turp, abuzim skandaloz...

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, reagon fort ndaj uzurpuesve të hapësirave publike duke shprehur habi për faktin që “tregtarucëve” siç i quan ai, 50 lekë për një tavolinë që zënë në ambiente publike u duket shumë.

“50 lekë për një tavolinë në ambjente publike qënka shumë ?! Po fitimi i më pak se një kafe është. Po cmimin e kafes 80-100 lekë, të cajit 70 (ujë me bustinë) nuk e quajnë këta tregtarucët që kanë hapë gojën gjoja se po falimentojnë ! Zënë trotuarin, lulishten apo një shesh me karrike dhe nuk paguajnë taksë sa fitimi i vetëm një kafeje ?!” shkruan Ndreu.

“Ky është një turp e një abuzim skandaloz e jo një problem që ka lidhje me taksat. Ata që duhet të bërtasin janë qytetarët që përballen me cmimet anormale të këtyre tregetarëve që ju kanë zënë edhe hapsirat publike”, përmbyll deputeti me nota revolte.

 

ndreu.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olsi Rama tifoz i Partizanit, por uniformën e zgjedh blu. Foto me nënkryetarin e FRESSH-it
Braçe përplaset me vajzën e deputetit socialist: Punoni dhe drejtoni me klientët e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.053597927093506
array(1) { ["section"]=> string(116) "shperthen-pjerin-ndreu-50-leke-per-nje-tavoline-ne-ambiente-publike-qenka-shume-ky-eshte-turp-abuzim-skandaloz-33492" }