Shpërthen rrjeti, Olsi Rama vëllai i kryeministrit duke pirë birra me drejtorin e ri

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:39 07-05-2016 Shpërthen rrjeti, Olsi Rama vëllai i kryeministrit duke pirë birra me drejtorin e ri

Vëllai i Edi Ramës, Olsi duke pirë birra me drejtorin e sapozgjedhur të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Fotoja po përhapet me shpejtësi, pasi Gëllçi u zgjodh dje drejtori i ri i Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Fakti që Gëllçi ka qenë kryeredaktor i gazetës së Partisë Socialiste ‘’Zëri i Popullit’’ dihej, por që ai të qe edhe mik  kaq i ngushtë i vëllait të Edi Ramës, nuk ishte bërë edhe aq publike me fakte. Kjo foto i tregon ata nën shoqërinë e njëri-tjetrit duhet trokitur për qejf të tyre gotat. Nuk dihet koha kur është realizuar, por fotoja po përhapet me shpejtësi nga Partia Demokratike. Demokratët reaguan ashpër për zgjedhjen e Gëllçit përballë Petrit Malajt. Deputeti Luçiano Boçi tha se ai i zgjodh "për inat të maxhorancës". I menjëhershëm ka qenë dje edhe reagimi i Genc Pollos. “Si e nisi e bitisi! Rama ndryshoi ligjin konsensual, formulën që propozoi vetë. Për mikun familjar në krye të RTSH. Edhe nje media e kapur.’’, shkruante ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022001981735229
array(1) { ["section"]=> string(89) "shperthen-rrjeti-olsi-rama-vellai-i-kryeministrit-duke-pire-birra-me-drejtorin-e-ri-39735" }