Shpërthen Sadije Berisha: O burra të fortë, si ju zë gjumi natën kur bëni thashetheme?

Publikuar tek: politike, më 09:12 25-04-2015 Shpërthen Sadije Berisha: O burra të fortë, si ju zë gjumi natën kur bëni thashetheme? Sadije Berisha

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadija shpërthen ndaj politikanëve shqiptarë duke i pyetur se si i zë gjumi natën duke bërë thashetheme dhe duke lënduar familjet dhe fëmijët e pafajshëm.

Në një status në gjuhën angleze në profilin e saj në ‘Facebook’’, Sadija shfaqet e inatosur me të ashtuquajturit ‘’Burra’’ të fortë.

“Do ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri. Dhe e di nga përvoja e kaluar që kjo do të thotë të ''hedhësh tej bukën''.

Por unë uroj (kuptohet kjo është veçse dëshira ime) që të rriturit, të edukuarit, dhe si burra të fortë që ata janë, në të dyja krahët, të fokusohen së paku për një herë të vetme tek ajo që është më e mira e popullit dhe vendit të tyre!

Në vend që të veproni siç po bëni tani duke përhapur thashetheme pa baza si gra thashethemaxhije dhe duke lënduar fëmijë të pafajshëm dhe familjet e tyre. Kam dy pyetje për këta ‘’BURRA’’ të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën pasi e bëni këtë? Ju bën më krenarë të silleni si gra grindavece në vend që të jeni BURRA dhe të përfaqësoni vendin?

Nuk kam absolutisht ndonjë gjë të keqe për të përhapur për ju, sepse nuk iu njoh personalisht, dhe refuzoj t’iu gjykoj nga thashethemet. Nuk mbaj anën e askujt, por vetëm të Zotit! Nuk besoj se kam ofenduar ndonjë herë ndonjërin prej jush. Nëse po, ju lutem pranoni ndjesën time, sepse nuk ka qenë kurrë në qëllimin tim.

Paçi fat në zgjedhje! Por lutjet e mia shkojnë për njerëzit që po vuajnë varfërinë dhe papunësinë, ndërsa BURRAT në pushtet, ose ata që duan të jenë në pushtet, kalojnë kohën e tyre me thashetheme e tyre të ndyra. Sadije Berisha’’, shkruan Sadija.

Ditë më parë në Parlament pati një debat mes ish-vjehërrit të Sadijes, Sali Berishës dhe kandidatit së të majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha i kujtoi Veliajt dasmën, duke thënë se në mënyrë të turpshme, ai deklaroi se e bëri atë me kursimet e mamasë. Por, Veliaj e sulmoi duke i kujtuar martesën e të birit Shkëlzen Berishës. “Ti e ke të vështirë të flasësh për martesat. Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”, i tha Berishës në Parlament, Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ARTS, kompania e motrës së Taulant Ballës do prodhojë materialet e fushatës së socialistëve
Kryeministri kosovar-Fatos Klosit: Je gojë e keqe kryespiuni »
Article Logic
Execution time: 0.02287220954895
array(1) { ["section"]=> string(88) "shperthen-sadije-berisha-o-burra-te-forte-si-ju-ze-gjumi-naten-kur-beni-thashetheme-9657" }