Shpërthen Sali Berisha: Edi Rama, Kreu i Meduzës, Kryemomi...Kryebanditi. Të vijë këtu!

Publikuar tek: politike, më 12:30 26-11-2015 Shpërthen Sali Berisha: Edi Rama, Kreu i Meduzës, Kryemomi...Kryebanditi. Të vijë këtu!

Shpërthen në Kuvend ish-kryeministri demokrat Sali Berisha. Ai ka kërkuar që diskutimet për Ligjin për Dekriminalizimin të bëhen në prani të kryeministrit Edi Rama.

Për Berishën Rama është ‘’Kreu i Meduzës, Kryemomi...Kryebanditi’’.

Ja fjala e Berishës:

“Zhvillimi i kësaj seance për institucionin suprem të Shqipërisë që është krimi në mungesë të kreut të meduzës, i cili është Edi Eama përbën për mendimin tim një absurditet dhe nuk duhet të ndodhi. Në rast se ka seancë në të cilën, Edi Rama arkitekti i momokracisë shqiptare, krymomi, kryebanditi njeriu që ka shndërruar krimin në institucion suprem të vendit duhet të ishte sot këtu dhe të dëgjonte të gjitha faktet argumentat, dëshmitë e opozitës kundër tij.

Ai i ka bërë vendit gjëmën e vërtetë për herë të parë pas diktaturës komuniste. Krimi kthehet në sistem në këtë vend dhe kthehet me ardhjen e Ramës ne puishtet. Pra ju lutem ta konsiderojmë shtyrjen e kësaj seance dhe ardhjen e tij si  një detyrim madhor për publikun shqiptar.

Duhet të kemi vetëdijen se e katandis Shqipërinë në nivele e hone të tilla që janë parë vetëm në mesin e viteve ‘’70.

Ky ligj është fryt i konsesusit se kam qenë i bindur që edhe në anën tjetër ka individë me integritet.

Ndaj zonjë unë ju propozoj ju të mblidhni krerët e grupeve deri në rikthimin e arkitektit të krimit apo ‘’capo di meduze’’, Edi Rama”

Menjëherë nënkryetarja Leskaj i është përgjigjur:

 "Z.Berisha sot në mëngjes u mblodh Konferenca e Kryetarëve dhe është futur në seancë kjo çështje është miratuar me konsensus.

Këtu e gjithë media është mbushur me vizitën e kryeministrit në Kinë, tani kryeministri është në takim me kryem kinez dhe merr pjesë në takimin e samitit që është shumë i rëndësishëm."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-zëvendësministri i Ramës i shkruan kryeministrit: Je qen i punës... Ja hoqe petllën Merkelit dhe ja ndeze gjakun në pleqëri
Balla-Berishës: Vjen në 12:30 e kërkon rregulla. Ish-kryeministri: Argumente zero »
Article Logic
Execution time: 0.016875028610229
array(1) { ["section"]=> string(86) "shperthen-sali-berisha-edi-rama-kreu-i-meduzes-kryemomi-kryebanditi-te-vije-ketu-26325" }