Shpërthen Shpëtim Gjika por s’dihet me kë e ka: E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!

Publikuar tek: politike, më 12:22 18-03-2016 Shpërthen Shpëtim Gjika por s’dihet me kë e ka: E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!

Shpërthen ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, por s’dihet me kë e ka.

‘’ E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?! Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik!’’, shkruan Gjika, teksa mendja të shkon te Edi Rama, Koço Kokëdhima dhe Dritan Leli.

“E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!

Nuk kanë qenë në letra anëtarët or ti mik, jo!

Kanë qenë në ballë të fushatave, të cilat, këta anëtarë, së bashku me militantët, simpatizantët dhe shumicën e qytetarëve të Vlorës, i kanë fituar bindshëm!

Me këtë PS të Vlorës u bëre deputet or ti mik!

Po me këtë PS të Vlorës fitove dhe zgjedhjet vendore të 2015 or ti mik!

Nuk është anëtarësi dhe Parti në letër, por reale dhe fituese or ti mik!

Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik!

Një problem kishim ne anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash!

Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar slloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde, or ti mik!!”, shkruan Gjika.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani: Lista me gjykatësit që ju refuzuan vizat në SHBA, një spekulim mediatik. Unë nuk kam listë!
Tahiri përkrah Avramopulos: Të gatshëm të përballojmë fluksin e refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701
array(1) { ["section"]=> string(98) "shperthen-shpetim-gjika-por-s-dihet-me-ke-e-ka-e-po-kur-ka-goje-e-flet-ky-per-ps-ne-e-vlores-35416" }