“Shpërthen” skenaristi shqiptar pas pushimeve: Turizmi një paçavure, dy gjëra po ju kërkoj për vitin tjetër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:37 17-08-2017 “Shpërthen” skenaristi shqiptar pas pushimeve: Turizmi një paçavure, dy gjëra po ju kërkoj për vitin tjetër

Pushimet janë periudha që të gjithë mezi i presim çdo verë.

Por, shpesh herë ato kthehen më shumë në një periudhë stresi se sa relaksi siç supozohet dhe parashikohet.

Skenaristi Alion Çaçi duket se nuk ka kaluar pushimet e ëndërruara në Shqipëri, pasi përmes një statusi në facebook tregon se cilat ishin problemet më të mëdha me të cilat vazhdon të përballet ai dhe shumë të tjerë, sidomos ata të huaj.

Ai i kërkon qeverisë shqiptare që të këmbëngulë më shumë në investimin e infrastrukturës dhe transportit, faktorë që po kthehen vazhdimisht në makthe për pushuesit. Ja ç’shkruan Çaçi pas pushimeve të këtij sezoni…

STATUSI I PLOTË

Në përafrim të fundit të kësaj vere, mund të dalim lehtësisht në përfundime në lidhje me të.

Pushimet e mia (veç kafeve dhe strehimit nën krevat si haski), kanë qenë udhëtime modeste me çadër kampingu në shpinë dhe pa pikëmbërritje të programuara gjatë. Shumë carpe diem si me thënë.
Përveçse është mënyrë e lirë pushimi, të jep edhe mundësinë të jesh sa më pranë natyrës dhe sa më larg qendrave urbane dhe mënyrave të tyre abuzive të të jetuarit. 
Këtë teknikë kaq efikase e kanë 'zbuluar' dhe shumë turistë të huaj, të cilët më është dhënë rasti t'i njoh në këto lëvizje modeste. I kam njohur në plazh ku çadra e tyre ishte afër times, rrugës duke ecur ndërkohë që na bashkonte kërkimi për makina të rastit si dhe në vendqëndrime autobusësh të hamendësuara. Këtu dua të ndalem.

Sigurisht që të huajt nuk vijnë në Shqipëri për Sheshin Skënderbej apo për Lungomaren. Vijnë për atë që ka qenë aty përpara nesh: natyrën.
E kam rithënë që s'kemi kontribuar kurrë për natyrën (përveçse për keq) dhe është idiotësi që t'i atribuojmë vetes përkatësinë e deteve dhe maleve. 
Më vjen keq t'ju zhgënjej duke thënë që s'kemi gisht ne në bukurinë e natyrës shqiptare. 
Por, si tej mase të ligj apo inteligjentë që jemi, sigurohemi që t'ua vështirësojmë pushimin turistëve. Përveçse shpeshherë u presim kokat me xhetskira, i privojmë nga kushti kryesor për ta shijuar natyrën tonë: Transporti.

Transporti publik në Shqipëri nuk është se lë për të dëshiruar. Është skandalozisht gropë. Mund të jemi i vetmi vend i Europës që nuk ka informacion online mbi oraret dhe drejtimet e autobusëve. Një i huaj nuk ka shance që ta bëj programin e tij që nga pikënisja. Duhet ta improvizojë çdo gjë hap pas hapi. Fundja, aventura është thjesht një plan i shkuar keq. Aty është gjithë lezeti.

E bukura e turistëve backpackers është se jo domosdoshmërisht janë të varfër apo 'barbonë', të mos keqkuptohemi. Ajo është mënyra e tyre, e jona. 
Sot më rastisi të njoh (mes të tjerëve) një çift gjerman; ai piktor, ajo aktore. Dhe të dy këta, bashkë me mua, pritëm me shpresë dhe marrëzi nën diell, për ndonjë autobus. 
Sepse nuk ka një stacion zyrtar, nuk ka një strehë, nuk ka një tabelë. Duhet pyetur Baçi i marketit më të afërt se 'ai merr vesh'. 
2017 dhe funksionon me gojëdhëna.

Ndërkohë që me gjithë investimet idiote që janë bërë, mund të ishte rehabilituar sistemi hekurudhor. Do zhdukeshin fugonat që funksionojnë me t'u mbushur, dhe shoferët e tyre do ishin të parët që do punësoheshin në hekurudhë (që të mos ngeleshin pa punë). Tmerr! E shtyjmë të mirën me këmbë.

Lëre më që të gjesh një plazh publik është më e vështirë se të gjesh dashurinë e vërtetë. 
Edhe kur shkon të strukesh në ndonjë cep bregu, dëgjon gjithë natën muzikën e degjeneruar të klabeve famëmira. Policia korruptohet si fëmijët me çokollata dhe nuk bëzan. E hanë turistët që nuk gjejnë dot qetësinë e merituar.

Pra, dy gjëra kërkoj për vitin tjetër: transport të vërtetë, jo nallbançe me fugona fshati, dhe hapësirë publike me normat llogjike njerëzore. 
Për sa i përket çmimeve s'po flas se ka markete plot dhe çanta ime mban goxha. 
Dhe brenda mundësive, mos na i neverisni stomakun me krenarinë kundrejt turizmit shqiptar të këtij viti. Është paçavure!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068061351776123
array(1) { ["section"]=> string(109) "shperthen-skenaristi-shqiptar-pas-pushimeve-turizmi-nje-pacavure-dy-gjera-po-ju-kerkoj-per-vitin-tjeter-89334" }