Shpërthen tenori me famë botërore Saimir Pirgu për Shqipërinë

Publikuar tek: kulture-art, më 07:09 01-07-2016 Shpërthen tenori me famë botërore Saimir Pirgu për Shqipërinë

Shqipëria ka qenë shkaku i shpërthimit të revoltës së tenorit me famë botërore Saimir Pirgu. Pirgu i ka dalë në mbrojtje vendit duke kërkuar të ndalë publiciteti i shëmtuar ndaj Shqipërisë.

“Britania votoi e morëm vesh të gjithë ! Por a ka mundësi që ky publicitet i shumtuar ndaj Shqipërisë të ndalet ? Kanë vërtet nevoj ëbritanikët për‪#‎brexi te tyre të përdorin vendin tonë vend e pa vend edhe mbas daljes nga EU?!”, shkruan Pirgu ndërsa shton se problemet e britanikëve nuk do të zgjidhen duke përdorur Shqipërinë në postera rraciste.

Ky reagim erdhi si përgjigje pas këtij postimi në Twitter nga politikani laburist Chuka Harrison Ummuna ku shkruhej:

“Nëse britanikët do të votonin për t’u larguar nga Bashkimi Europian, atëherë ata do të ktheheshin në një Shqipëri”.

p.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e rëndë e avokatit: Grabitësit e parave në Rinas të lidhur me Ramën dhe Tahirin, ja faktet
Vuani nga dëmtimi i flokëve? Ja mënyra e duhur për të patur flokë të shëndetshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0040328502655029
array(1) { ["section"]=> string(67) "shperthen-tenori-me-fame-boterore-saimir-pirgu-per-shqiperine-45121" }