Shpërthim i fuqishëm në qendër të Parisit, plagosen disa persona (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:45 12-01-2019 Shpërthim i fuqishëm në qendër të Parisit, plagosen disa persona (VIDEO) Foto nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një furrë buke në qendër të Parisit. 

Mësohet se shpërthimi jka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Opera, në Paris, jo shumë larg teatrit Folie Bergere.

Raportohet se si pasojë e shpërthimit  kanë mbetur të plagosur disa persona që ndodheshin aty pranë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë informacion për arsyen e shpërthimit ndërsa dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në furrën e  bukës.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006810188293457
array(1) { ["section"]=> string(76) "shperthim-i-fuqishem-ne-qender-te-parisit-plagosen-disa-persona-video-148470" }