Shpërthim në qendrën ajrore, pak përpara lëshimit të raketës

Publikuar tek: bota, më 17:39 01-09-2016 Shpërthim në qendrën ajrore, pak përpara lëshimit të raketës

Një shpërthim ka ndodhur sot, në pistën e lëshimit të qendrës ajrore “Kennedy”, në Florida.

Atje, kompania ajrore “Space” po përgatitej të lëshonte një raketë pa pilot. Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë dhe nuk dihet nëse ka të lënduar. Sipas Nasa-s, “SpaceX” po testonte një raketë e cila supozohej të dërgonte një satelit në hapësirë, këtë fundjavë.

Fotot nga vendngjarja, tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet mbi kompleksin e kepit “Canaveral”. Forca e shpërthimit tronditi edhe ndërtesat që ndodhen disa milje larg. Sipas zyrtarëve të emergjencës lokale, ky incident është "një abort katastrofik gjatë shpërthimit të një eksperimenti".

Kompania “SpaceX” po kërkon të krijojë një epokë të re të raketave të përmirësuara dhe të përballueshme për udhëtime private në hapësirë. Gjithashtu ka përdorur raketat e saj “Falcon-9” për të dërguar furnizime në “Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029652118682861
array(1) { ["section"]=> string(65) "shperthim-ne-qendren-ajrore-pak-perpara-leshimit-te-raketes-51574" }