Shpërthime të njëpasnjëshme në Amerikë, 1 i vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 09:10 14-09-2018 Shpërthime të njëpasnjëshme në Amerikë, 1 i vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur (VIDEO) Foto nga vendngjarja

Të paktën një person ka mbetur i vdekur  dhe disa të  tjerë janë plagosur pasi një serie shpërthimesh të gazit që ndodhën në qytetin e Masaçuses në Boston, SHBA.

 

18 vjeçari Leonel Rondon gjeti vdekjen  brenda një makine në Laërence, ku një oxhak ra në automjetin e tij nga shpërthimi i një shtëpie.

Policia lokale raportoi për  zjarre dhe shpërthime në dhjetëra prona.

Qindra njerëz janë evakuuar dhe linjat e gazit dhe energjisë elektrike janë prerë për të parandaluar incidente të mëtejshme.

"Unë kam qenë në shërbim për pothuajse 39 vjet dhe kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë në tërë karrierën time", tha shefi i zjarrfiksëve, Michael Mansfield.

Sipas dëshmive  incidentet filluan rreth orës 16:30 në orën lokale. Autoritetet dyshojnë se shkaku i zjarreve është presioni i lartë i gazit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreziqe dhe përmbytje katastrofike, uragani “Florens” kërcënon jetën e shumë njerëzve
'Përbindëshi' Florens prek tokën, qindra njerëz të izoluar »
Article Logic
Execution time: 0.027505159378052
array(1) { ["section"]=> string(96) "shperthime-te-njepasnjeshme-ne-amerike-1-i-vdekur-dhe-dhjetera-te-tjere-te-plagosur-video-134277" }