Shpërthimet/ Berisha: Janë sulme ndaj shtetit dhe qeverisë

Publikuar tek: politike, më 17:42 11-02-2015 Shpërthimet/ Berisha: Janë sulme ndaj shtetit dhe qeverisë

Tritolet e djeshme, sulme ndaj shtetit, por shtetit te kapur. Kështu i ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha tre shpërthimet që tronditën Tiranën ditën e djeshme.

Sipas Berishës, tirtolet ishin mesazh ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama. Por deputeti i PD-së, nga ana tjetër ka kërkuar që Prokuroria të zbulojë autorët e këtyre krimeve kriminale.

 

Postimi i Berishës në facebook:

Te dashur miq, Tirana u gdhi dje e tronditur deri ne palce. Tre eksplozione tritoli ne oret me te para te mengjesit te djeshem, ndofta nuk ka patur Kabuli as dhe Bagdati. Tritolet e djeshme ne nje aspekt jane vazhdim i tritoleve qe trondisin vendin pothuajse cdo dite, qe kur neo-bllokmenet erdhen ne pushtet. Por ne aspektin tjeter ato jane dhe sulmi me i eger ndaj shtetit, me sakte ndaj qeverise se tij. Ato, si te thuash jane plumbi ne zarfeqe qe iu dergua dje Sajmir Tahirit, perfaqesuesit te larte te Policise se Shtetit, pra drejtuesve kryesore te Policise dhe mundet vet Edi Rames me tritolin e trete te vendosur karshi pallatit ku banon e ema dr Aneta Koleka.

Ne kete kontekst kjo perben nje ngjarje shume te rende te denueshme dhe uroj qe Prokuroria te gjeje dhe vendosi para ligjit autoret e ketyre akteve kriminale. Por natyrshem cdo qytetare shtron dhe duhet te shtroje pyetjen se cfare ishte ky sulm i paprecedent. Mendimi im, ky sulm i mafies ishte nje paralajmeirim me te cilin krimi, qe eshte ne simbioze dhe me shume se simbioze me kete qeveri, i tha kesaj te fundit se ke kaluar vijen e kuqe! Tashme opozita ka denoncuar me dhjetera here lidhjet e qeverise me krimin, lidhjet e Tahirit me Shullazin e madje luften e tij per llogari te Shullazit ndaj bandave te tjera, sikur te ishte zedhenes i tij. Opozita, viktime e krimit te veshur me politike, ka bere gjithcka per te denocuar para shqiptareve por dhe partnereve tane lidhjet e Edi Rames me krimin ne Parlament, ne administrate, lidhjet e tij me "Hakmarrjen per Drejtesi".

Sulmi i djeshem i paprecedent "tritoli ne zarf" sipas zakonit te mafies, (them ne zarf se autoret donin te paralajmeronin), i ka rrenjet ne keto lidhje dhe vetem ne keto lidhje.

I bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoje keto lidhje per te zbardhur te verteten rreth tritoleve te djeshme. Ju bej thirrje partenereve tane te ndalen ne keto lidhje, sado qe ne ndonje rast lidhjet e forta me qeveritare te caktuar dhe i pengojne ti besojne ato. Por ato jane nje realitet pervlues per vendin qe nuk mund te mohohet. Nje hap i rendesishem eshte ligji per dekriminalizimin, por ai prek deget dhe jo trungun, ky i fundit eshte ne politike,

Ju bej thirrje politikaneve kryesore te vendit, qe ne kuadrin e dekriminalizimit, te autorizojne Prokurorine e vendit per te kontrolluar tabulatet e tyre ne raport me krimin, trafiqet. Ne loje eshte stabiliteti i vendit .Kambanet e tij kumbuan dje fuqishem. Kjo qeveri nuk mund te luftoje krimin, qeveritaret aktual jane byrazere te bandave. Lidhjet e tyre me krimin po çojne pashmangeshen vendin drejte desabilizimit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha takon Veselin , brengë për eksodin kosovar
Duma: Qeveria është është zhytur në tendera korruptiv »
Article Logic
Execution time: 0.27223896980286
array(1) { ["section"]=> string(61) "shperthimet-berisha-jane-sulme-ndaj-shtetit-dhe-qeverise-3071" }