Shpërthimi me tritol, 28-vjeçari mori hakun e të atit, ish-punonjës i SHISH që humbi gjymtyrët në krye të detyrës

Publikuar tek: kulture-art, më 12:25 26-08-2016 Shpërthimi me tritol, 28-vjeçari mori hakun e të atit, ish-punonjës i SHISH që humbi gjymtyrët në krye të detyrës

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen, ku një 28 vjeçar i ka vënë lëndë eksplozive një autobuzi të një agjencie funerale.

Lidhur me informacionin mbi arrestimin e shtetasit  Erion  Duçka,vjeç 28  banues në Tiranë shtojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R.

Shtetasi Erion Duçka, para oficerëve të policisë gjyqësore gjate intervistimit ka pranuar se ka kryer kete veprim te kundraligjshem.

Kete akt e ka kryer ne forme hakmarrje ndaj te atit te vet i cili ka qene nepunes i sherbimit informativ shteteror  dhe ka pesuar dëmtime te gjymtyrëve ne krye detyrës.

Duke qene banorë ne te njejten lagje ,shpesh shtetasi K. R  i shante  dhe ofendonte me fjale fyese per nje  periudhe kohe te gjate te atin e autorit te dyshuar.

Menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar.

Materialet do ti  kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale "Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik" dhe "shkatërrim prone me eksploziv "parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K.Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama çel ekspozitë në Beograd, promovon “Kurbanin”
Naile Hoxha, këngëtarja u nda nga jeta e vetme në një azil »
Article Logic
Execution time: 0.022032976150513
array(1) { ["section"]=> string(117) "shperthimi-me-tritol-28-vjecari-mori-hakun-e-te-atit-ish-punonjes-i-shish-qe-humbi-gjymtyret-ne-krye-te-detyres-50931" }