Shpërthimi me tritol, kush është MËSUESJA që i hodhën në erë makinën dy herë brenda 5 muajve (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 17-04-2018 Shpërthimi me tritol, kush është MËSUESJA që i hodhën në erë makinën dy herë brenda 5 muajve (EMRI-FOTO) Eriselda Agalliu

Detaje të tjera dalin në dritë nga shpërthimi me tritol i makinës që tronditi dje qytetin e Patosit.

Mësohet se makina që u hodh në erë ishte në pronësi të një mësueseje. Bëhet fjalë për Eriselda Agalliun, e cila është në profesion mësuese e gjuhës angleze pranë gjimnazit të qytetit të Patosit.

Burime nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përaprme të mjetit, i cili ishte i parkuar në lagjen “1 Maj” në Patos ku edhe jeton mësuesja.

Sakaq, kjo e fundit është shprehur në polici se është tronditur nga ajo që ka ndodhur.

“Jam shumë e shqetësuar dhe nuk më lidh asgjë me atë që ka ndodhur. Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e lidh dot me asgjë ngjarjen. Di të them vetëm që jemi tronditur shumë. Djali i vogël është trembur shumë dhe unë nuk jam në gjendje të lidh asgjë. Ia lë në dorë policisë të zbulojë gjithçka”, është shprehur ajo.

Ndërsa kjo nuk është hera e parë që asaj i hidhet makinë në erë, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 muaj më parë.

Policia viojon hetimet për zbardhejn e plotë të ngjarjes.

26169392_1755826957784130_4740004931019382565_n.jpg

 

makine-tritol.jpg

Makina e shpërthyer

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VRASJA me 5 plumba në Tiranë, ja vendimi i Krimeve të Rënda për autorët
PLAGOSJA në lokal, arrestohet PRONARI, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.021610975265503
array(1) { ["section"]=> string(108) "shperthimi-me-tritol-kush-eshte-mesuesja-qe-i-hodhen-ne-ere-makinen-dy-here-brenda-5-muajve-emri-foto-117170" }