Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Sabetin Kirit, policia e Shkodrës: Shkak borxhet, shoqërohen 8 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 14-02-2018 Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Sabetin Kirit, policia e Shkodrës: Shkak borxhet, shoqërohen 8 persona ilustruese

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmë në mesnatë në qepenin e garazhit të një banese.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e Sabetin Kirit 62 vjeç dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të borxheve të pashlyera.

“Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale. Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi S. K. u ka personave të ndryshëm

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042390823364258
array(1) { ["section"]=> string(93) "shperthimi-me-tritol-ne-shtepine-e-sabetin-kirit-policia-e-shkodres-jep-detajet-e-para-110198" }