Shpërthimi në Manhatan, policia arreston 28 vjeçarin e dyshuar si autor të sulmit

Publikuar tek: bota, më 18:56 19-09-2016 Shpërthimi në Manhatan, policia arreston 28 vjeçarin e dyshuar si autor të sulmit

Autoritetet në New York kanë kapur një 28-vjeçar të kërkuar në lidhje me një bombë që shpërtheu natën e së shtunës në Manhatan.

Sipas autoriteteve, Ahmad Khan Rahami, shtetas amerikan me prejardhje nga Afganistani, është kapur në qytetin Linden të Nju Xhersit pas një shkëmbimi zjarri.

Sipas mediave, arrestimi i tij erdhi pasi policia dërgoi një mesazh paralajmërimi me celular për miliona banorë të Nju Xhersit, duke i njoftuar të ishin në gatishmëri për personin e dyshuar, i cili përshkruhej nga autoritetet si i armatosur dhe i rrezikshëm.

Dy policë si dhe vetë i dyshuari u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Dëshmitarët thanë se kishin parë policinë duke qëlluar drejt një personi që po ikte duke vrapuar. Njëri prej tyre tha se personi duket se ishte qëlluar më shumë se një herë.

Nju Jorku në gatishmëri

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se janë dërguar 1000 forca shtesë nga Garda Kombëtare për të patrulluar sistemin e metrosë në Nju Jork.=

Autoritetet thanë se të shtunën u zbuluan mjete të tjera në një çantë shpine të hedhur në një kosh plehrash në një stacion treni në qytetin Elizabeth të Nju Xhërsit, pranë Nju Jorkut.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Elizabeth, Chris Bollwage tha se një nga mjetet shpërtheu kur policia po përpiqej ta çaktivizonte me robot. Zoti Bollwage tha se duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike të stacionit dhe vendin ku u gjet çanta, ka shumë të ngjarë që dikush e kishte hedhur për t’i shpëtuar policisë dhe jo sepse donte që shpërthimi të ndodhte në atë vend. (Zëri i Amerikës)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023916959762573
array(1) { ["section"]=> string(86) "shperthimi-ne-manhatan-policia-arreston-28-vjecarin-e-dyshuar-si-autor-te-sulmit-53418" }