Shpërthimi që tronditi Shkodrën, apeli prekës i Shefit të Krimeve: Do ul kokën...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:44 14-01-2018 Shpërthimi që tronditi Shkodrën, apeli prekës i Shefit të Krimeve: Do ul kokën...

Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër ka reaguar pas ngjarjes që tronditi dje Shkodrën, ku nga një shpërthim tritoli mbetën 8 të plagosur. Mes të lënduarve ishte edhe Lulzim Kulla, emër i njohur për policinë, që në fakt ishte edhe shënjestra.

Ndërsa, Shefi i Krimeve, Saimir Rrustemi në një reagim të gjatë u bën apel kolegëve me kokën ulur siç thotë ai për t’u bashkuar dhe luftuar situatën.

Reagimi i plotë:

105-vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone. Por te vetem ne s'ia dalim dot, s'ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!

Do ul koken e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj!
Do ul koken e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t'ju favorizojne nje moment ,por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj. 
Dua te ul koken e t'u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!
Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t'u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!
Do ul koken e do i lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t'ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t'u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.
Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris:
Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s'mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky!
Zoti na ndihmofte!


 
 
Më shumë në këtë kategori: « Shi dhe borë, ja zonat ku do ketë më shumë reshje sot
GRABITJA NË KSAMIL/ Studenti i Anglishtes tregon tmerrin: Më lidhën, nuk munda të bëj asgjë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717
array(1) { ["section"]=> string(83) "shperthimi-qe-tronditi-shkodren-apeli-prekes-i-shefit-te-krimeve-do-ul-koken-106512" }