Shpërthimi TRAGJIK në qendër të Parsit, reagon Bushati, ministri ende në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 12-01-2019 Shpërthimi TRAGJIK në qendër të Parsit, reagon Bushati, ministri ende në detyrë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 4 persona e u plagosën 47 të tjerë.

"Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parisienët dhe familjet e viktimave të zjarrfikësve nga shpërthimi i tmerrshëm i këtij mëngjesi në Paris", shkruan Bushati.

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim i fuqishëm i mori jetën 4 personave dy prej të cilëve punonjës të zjarrfikëses, si dhe u plagosën 47 të tjerë.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një furrë buke në qendër të Parisit në lagjen Opera, në Paris, jo shumë larg teatrit Folie Bergere.

Dyshohet se shpërthimi mund te ketë adhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në furrën e  bukës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016937017440796
array(1) { ["section"]=> string(84) "shperthimi-tragjik-ne-qender-te-parsit-reagon-bushati-ministri-ende-ne-detyre-148508" }