Shpërthimit me eksploziv/ Tahiri: Autorët së shpejti para drejtësisë, po punojmë me FBI

Publikuar tek: politike, më 18:26 21-02-2015 Shpërthimit me eksploziv/ Tahiri: Autorët së shpejti para drejtësisë, po punojmë me FBI

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se autorët e shpërthimeve me eksploziv që tronditën vendin pak ditë më parë, do të dalin së shpejti përpara drejtësisë.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Tahiri është shprehur se janë duke u bërë hetime të thelluara për këto ngjarje, ndërsa po punohet së bashku me FBI-në amerikane për zbardhjen e tyre.

Sipas Tahirit, Shqipëria është sot një vend më i sigurtë se dje dhe rastet e fundit tregojnë se krimi po reagon, për shkak se po luftohet nga shteti.

Ai ka thënë gjithashtu se Policia e Shtetit nuk mund ta luftojë e vetme krimin në vend, ndaj edhe kërkohet një bashkëpunim më i gjerë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lame dhe Majko bashkë, takojnë banorët e Njësisë 5
Darkë pajtimi Rama-Blushi, Blushi: Nuk më frymëzon më si lider »
Article Logic
Execution time: 0.018951177597046
array(1) { ["section"]=> string(89) "shperthimit-me-eksploziv-tahiri-autoret-se-shpejti-para-drejtesise-po-punojme-me-fbi-4055" }