Shpëtim Gjika: Për këtë rrugë u përplasa fizikisht me deputetin, por në fund ai vuri kollaren dhe u ngjit në podium

Publikuar tek: politike, më 11:14 23-08-2015 Shpëtim Gjika: Për këtë rrugë u përplasa fizikisht me deputetin, por në fund ai vuri kollaren dhe u ngjit në podium

Ish-kryebashkiaku i Vlorës  Shpëtim Gjika ka rrëfyer punën e palodhur të bërë prej tij për ndërtimin e rrugës së re në lagjen Kushtrimi. Ai përshkruan të gjitha përpjekjet e bëra për ndërttimin e kësaj rruge , por nuk lë pa përmendur se të tjerë janë ata që po marrin “merita”.

Postimi i plotë i Gjikës:

Rruga e re në lagjen Kushtrimi!

Kjo rrugë lidh fundin e autostradës me rrugën Transballkanike, dhe mundëson hyrjen dhe daljen nga Vlora në kushte shumë herë me komode!

Më vjen mirë të kujtoj ditën kur kam biseduar për hërë te parë me KM Rama, në zyrën e tij në Vlore, ditën kur u bë prezantimi i Prefektes E.Hoxha, ku kam prezantuar dhe sugjeruar investimin e këtij aksi rrugor, si një segment më se të domosdoshëm për qytetin tonë!

Kryeministri e vlerësoi maksimalisht, dhe pas me pak se një jave nga takimi, firmosi me donatorët nderkombëtare financimin e projektit!

Me vjen mirë gjithashtu të kujtoj angazhimin e stafit, strukturave te Bashkisë dhe INUK, të cilat mundësuan nëkohë rekord shpronësimin dhe lirimin e sheshit të ndertimit të ketij projekti madhor!

Me vjen keq të kujtoj gjithashtu që, me është dashur të përplasem edhe fizikisht, deri në dhunë ndaj meje dhe institucionit, të "sponsorizuara" nga një deputet i Vlores, i cili me pas ditën e inagurimit nxitoi të vinte kravaten dhe të shfaqej në podium dhe ekranet e tv!

Mu kujtuan te gjitha këto dje duke përshkruar këte rrugë ende në fillimet e saj!

Duke e njohur me imteësi projektin, jam i bindur qe, në përfundim te saj, do sherbeje jo vetem si një aks i cili do të shfryje trafikun e rënduar në pike sezoni, por edhe si një shetitore se bashku me rrugën Transballkanike!

11887904 10207533021029576 9173611576623166079 n

11892103 10207533020949574 2464145711139904152 n

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Rama deklaron se është rritur numri i pajisjeve fiskale, atëherë ku janë paratë që i mungojnë buxhetit?
Basha viziton familjen e 23-vjeçares kuksiane që u shtyp nga treni në Gjermani:Tragjedi kombëtare, shkaktarët heshtin »
Article Logic
Execution time: 0.25611090660095
array(1) { ["section"]=> string(119) "shpetim-gjika-per-kete-rruge-u-perplasa-fizikisht-me-deputetin-por-ne-fund-ai-vuri-kollaren-dhe-u-ngjit-ne-podium-18978" }