Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule refuzojnë Edi Ramën. S’marrin pjesë në kongres

Publikuar tek: politike, më 11:34 19-03-2016 Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule refuzojnë Edi Ramën. S’marrin pjesë në kongres Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule refuzojnë Edi Ramën. S’marrin pjesë në kongres. Përkundër pranisë së kreut të Kuvendit Meta, nënkryetari Idrizi dhe ish-nënkryetari Dule nuk janë të pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste. Dule pati një përplasje të fortë me Ramën, kohët e fundit në Kuvend, ndërsa sjellja e Idrizit në raport me Ramën duket se i ka shpëtuar vëmendjes së medies. Së fundmi Rama bëri disa emërime të rëndëishme në qeverinë e tij nga PDIU-ja e Idrizit.

Debati tresh në Kuvend me Dules, Ramës dhe Braçes ditë më parë:

Dule: Përse qenkemi ne përgjegjës për firmat e zotit Rama për futjen e kandidatëve të zgjedhjeve të 2013?! Secili mban përgjegjësi për firmën e vet.

Z.kryeministër e kuptoj se keni një hall shumë të madh, keni humbur kauzën që ju adresohej juve, për 2 vjet e gjysmë e humbët me aferat tuaja.

(Ndërhyn Braçe)

Dule: Z.Braçe, nuk keni pse bëni konen. Rrjedhimisht e kuptoj revoltën tuaj, po nuk e mbështes.

(Ndërhyn sërish Braçe)

Dule: Kërkon të më kompleksojë me racizma… Jam përfaqësues i një komuniteti, kur ju ka mbuluar korrupsioni dhe paaftësia, çdo gjë jeni në gjendje të përdorni.

Kryeministrit i ka rënë kauza. Erdhi për Shqipërinë e mirëqënies, por s’do të dëgjojë më për të varfërit, i është kthyer në obsesion.

Linçon edhe deputetët e vet në takime partiake. Është situatë mjerane. Çfarë më duhet mua për këto? Se jeta politike e një vendi është aseti i një vendi. Vendi ka nevojë për reforma, po për sofizma, jo për alibi.

Braçe: Z.Meta unë mendoj që zotëria që sapo foli ka patur një hall shumë të madh, dhe halli i tij lidhet me ato që janë publikuar në media. Unë dhe zotëria në fjalë kemi konsumuar qetësisht. Po kurrë unë s'i kam thënë ‘’qen’’ këtij zotnie. Unë në këtë parlament kam folur, para se ky zotëria të mësonte të fliste shqip. Dhe ky është problem i madh.

Kushdo është i lirë të dalë në opozitë, po jo të vijë këtu të shajë dhe ofendojë… të dalë në krahë të Lulzim Bashës. Shqiptarët do ta njohin gjithmonë për tradhëtar.

Rama: Vangjel, ti je një mik i mirë dhe përgjithësisht je i vëmendshëm. Ku e kuptova se ishe i pavëmendshëm ndaj fjalës sime? Unë nuk thashë jemi të gjithë bashkëfajtorë, thashë jemi të gjithë kriminelë dhe unë i pari, për vete fola, jemi kriminelë, të trajtuar si të tillë, për vite e vite të tëra.

Vangjel, ke humbur gjithçka! Nuk ta ka fajin partia jonë që në komunat që u kthyen në bashki, humbe gjithçka.

Antarësohu në PS, ose në LSI…

Nuk je këtu ti Vangjel të na tregosh konet. Imagjino sikur dikush të thoshte ‘’mos bëj konen e Greqisë’’. Ti s’mund t’i thuash Erjon Braçes kone.

Je i zemëruar, i mllefosur…

Meta: Z.Dule do ju lutesha t’i përmbaheshit kohës.

Dule: Së pari në emërtimet në gjuhë, emërtesa merr rolin me karakterin. Nuk duhet të na vijë keq, kur marrim role të tilla.

Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është më e shtrenjtë .

Zgjodhët një pikë, të psikologjisë politike që nuk keni avantazhe. Është pika juaj e dobët, prandaj mos iu referoni.

Unë zgjedhje nuk mund të fitoj, kur përballë kam kryehajdutët e qeverisë, jam i sinqertë. Unë jam i destinuar të humbas çdo proces zgjedhor kur përballë kam manipulimin.

Bëni diferencim sistematik këtu brenda, mes jush dhe antarëve të nderuar të grupit, që kam patur dhe vazhdoj të kem, mes atyre që e kanë lënë personalitetin e tyre me koncesion.

Por më nderon oferta për t’u antarësuar në një parti të madhe. Do pranoja të isha në PS-në e Nanos, Majkos, Metës, por në partinë siç e ka katandisur Edi Rama, nuk do pranoja kurrë!

Rama: Vangjel, meqë tani besoj nuk është kohë e humbur të merresh me ty, unë do i kërkoj Pandeliut që të punojë me ty që ti ta shikosh PS-në siç e the vetë: PS nuk është Edi Rama, ti të punosh për ta pranuar ose larguar Edi Ramën, të marrësh pjesë edhe në referendum. Unë jam i bindur se tani të foli pjesa më e mirë.. Ti nuk je njeri i inateve antike, por i respektit për antikitetin

Miqtë janë të shtrenjtë, e vërteta edhe më e shtrenjtë, për shumë miq të shtrenjtë, përfshi dhe mua që kam nevojë të vetëkorrigjohem, bëhu pjesë e PS-së!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kongresin e hap Erion Veliaj, i uron Artan Lames shërim të shpejtë
Tony Blair mungon në kongresin e socialistëve, u dërgon një mesazh. Në brendësi çfarë u thotë »
Article Logic
Execution time: 0.03657603263855
array(1) { ["section"]=> string(83) "shpetim-idrizi-dhe-vangjel-dule-refuzojne-edi-ramen-s-marrin-pjese-ne-kongres-35496" }